Kronikë

Shkodër/ 2 banesa përfshihen nga flakët, shkak një shkëndijë elektrike (VIDEO)

15 Shtator, 07:17| Përditesimi: 15 Shtator, 09:01

  • Share

Dy banesa u përfshinë nga flakët një natë më parë në lagjen në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër. Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës.

Shërbimi zjarrfikës bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

"Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar", njoftoi sot policia.

Policia dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?