Bota

Bangladesh, 246 të vdekur nga rrufetë në 7 muaj

9 Shtator 2019, 11:21| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 11:26

  • Share

Sipas lajmit të "Dhaka Tribune", një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz kanë humbur jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.

Në studim thuhet se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë ndërsa kanë qenë duke mbledhur oriz në fusha.

Numri më i madh i viktimave janë regjistruar në rajonin Satkhira.

Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur "Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?