Bangladeshi përfshihet nga protesta të dhunshme studentore, 151 persona humbin jetën

21 Korrik, 17:10| Përditesimi: 21 Korrik, 17:22

  • Share

151 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në protestat e dhunshme studentore që kanë përfshirë Bangladeshin.

Shkak i këtij zemërimi të madh të studentëve në Bangladesh është sistemi që përcakton mënyrën se si fitohen vendet e punës në institucionet qeveritare.

Para protestave, 56% e vende të punës në institucioneve qeveritare ishin të destinuara për fëmijët e luftëtarëve që humbën jetën në luftën për çlirimin e Bangladeshit prej Pakistanit, komunitetet fisnore, si dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Nën presionin e protestave të përgjakshme, Gjykata Supreme e Bangladeshit vendosin uljen e këtyre kuotave të destinuara, nga 56% në 7%, ku 5% u lanë për fëmijët e dëshmorëve, 1% për komunitetet fisnore dhe 1% për personat me aftësi të kufizuara.

Si rrjedhojë, gjykata vendosi se 93% e pozicioneve të punës në institucionet qeveritare do të fitohen mbi meritat. Pavarësisht vendimit të gjykatës, protestat studentore vazhdojnë, pasi këta të fundit kërkojnë anulim të plotë të pozicioneve të paracaktuara për grupe të veçanta.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?