Banka Botërore

Ekonomi

Banka botërore, 11 mln USD për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale

7 Maj 2018, 18:22| Përditesimi: 7 Maj 2018, 18:25

  • Share

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi këto ditë një financim shtesë prej 11 milionë dollarësh për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale, i cili do të rrisë mbështetjen për reformat që përmirësojnë barazinë dhe eficencën e programeve të asistencës sociale në Shqipëri.

Projekti ekzistues ka arritur rezultate premtuese në reformimin e dy programeve kryesore të asistencës sociale: ndihmës ekonomike dhe asistencës për aftësinë e kufizuar duke përmirësuar mbulimin dhe targetimin.

Financimi shtesë do të mbështesë rritjen e hapësirës gjeografike për aktivitetet mbi asistencën për aftësinë e kufizuar; përmirësimin e aksesit të personave me aftësi të kufizuar në qendrat shtetërore rajonale të shërbimeve sociale; futjen e paketave të politikave të punësimit për përfituesit e ndihmës ekonomike, si dhe prezantimin e një Model Social, që do të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të një sistemi të integruar të shërbimeve për ta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?