Banka Botërore 15 milionë euro për Shqipërinë për të përballuar pandeminë! Mbështet testimin masiv të popullatës

31 Korrik 2020, 10:16| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 12:53

  • Share

15 milionë euro është financimi që do të jap Banka Botërore për Shqipërinë pas kërkesës së qeverisë. Ky financim i miratuar pak orë më parë do të përdoret për të ndihmuar parandalimin, zbulimin dhe veprimin ndaj pandemisë së COVID-19.

Po ashtu ky fond pritet të përdoret edhe për fuqizimin e sistemit shëndetësor, për të ruajtur shëndetin publik. 

“Në përgjigje të kërkesës së Qeverisë, projekti do të japë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të COVID-19”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.

Po ashtu ky projekt do të mbështesë edhe testime masive të popullsisë, sigurimin e pajisjeve për të fuqizuar zbulimin dhe gjurmimin e kontakteve, investime për pajisje për kujdesin shëndetësor dhe për laboratorët publikë, pajisje mbrojtëse për  personelin mjekësor, rritjen e numrit të shtretërve në kujdesin intensiv si dhe fuqizimin e  kapaciteteve për vlerësimin dhe modifikimin e kërkesave për distancimin fizik. 

“Banka Botërore qëndron në krah të popullit shqiptar në këtë krizë të paprecedentë. Do të doja të vlerësoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajoj fuqishëm qytetarët të zbatojnë distancimin social dhe masa të tjera kufizuese që synojnë të minimizojnë ndikimin e pandemisë. Duke pasur parasysh pasigurinë e  ecurisë së pandemisë, projekti është hartuar në mënyrë që të jetë fleksibël dhe të plotësojë nevojat që do të shfaqen, ndërsa evoluojnë edhe njohuritë për epidemiologjinë e COVID-19,” tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?