Banka Botërore: 36% e shqiptarëve nuk ngrohen dot në dimër! Apeli ndaj institucioneve, të ndihmohen familjet e varfra

21 Shtator 2023, 18:36| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 18:49

  • Share

Rreth 36% e familjeve shqiptare me të ardhurat më të ulëta nuk arrijnë të garantojnë ngrohje në ditët e ftohta. Ky është konkluzioni i nxjerrë në një raport të fundit të Bankës Botërore, ku bëhet thirrje që të merren masa për të përmirësuar situatën. 

Sipas raportit familjet e varfra harxhojnë rreth 60% të buxhetit të tyre për të përballuar shpenzimet thelbësore si ushqim, strehim dhe energji, shpenzime të cilat janë bërë më të larta pas krizës së fundit të energjisë.

Banka Botërore evidenton edhe faktin se familjet rrezikojnë që të bien në varfëri në rast të një rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë, siç ishte rreziku vitin e kaluar për shkak të krizës energjetike.

Në rajon situata me ngrohjen paraqitet me rëndë në Kosovë, ku janë 40% e familjeve që nuk arrijnë të sigurojnë ngrohje të mirë, ndjekur nga Shqipëria, më pas është Maqedonia e Veriut me 24% dhe Bullgaria 23%.

Ky nivel i ulët i garantimit të ngrohjes thotë Banka Botërore ka ardhur si pasojë e investimeve të pamjaftueshme, ndërsa evidenton faktin që shumica e familjeve në zonat rurale ngrohen me dru ose qymyr që kanë një nivel tepër të lartë të ndotjes.

Në raport janë analizuar edhe faktorët që kanë shkaktuar këtë problem, ku kryesor evidentohet çmimi i lartë gati i papërballueshëm i karburanteve, ndjekur nga shtëpitë e pa izoluara që nuk mund të ngrohen mjaftueshëm pavarësisht tentativave për furnizim të mirë me ngrohje.

Mungesa e ngrohjes thotë Banka Botërore ka pasoja fatale, teksa citon raporte të që dokumentojnë norma të larta vdekjesh në dimër tek ata që jetojnë në temperatura të ulëta edhe brenda në banesë. Ndërkohë që rriten ndjeshëm edhe kostot shëndetësore.

Të gjitha këto konkluzione janë të paraqitura në raportin e fundit “Drejt një Tranzicioni të Qëndrueshëm të Ngrohjes në Evropë dhe në Azinë Qendrore”, ku evidentohet ndërhyrja urgjente për të marrë masa për të garantuar ngrohje eficente.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reali: 22/09/2023 00:45

    Ju kujtojm se institucioni i OSHEE ne faturen e energjise elektrike faturon ne zerin " Ambjente te perbashketa " 35 deri 4o kvh me cmim 95 deri 140 lek per cdo aparat mates te cilin nuk e deklaron, megjithese eshte plotesish i matur. Kjo grabitje kryhet duke pasur si mbeshtetje bashkpunimin e Policise se shtetit ne grumbullimin e parave. Nuk mund te kerkohet ndihme, nga OSHEE por te pakten te mos na grabit per te shtuar rrogat dhe te ardhurat e tyre. Ne paci perendi mos perdorni " AFERFE " dhe " policic " e " taks force " se me batanie do rime gjithe kohes por c'ti bejme " AMBJENTEVE TE PERBASHKETA" qe aplikojne ne fature dhe na merr pensionin dhe na le pa ilace.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?