Banka botërore: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 5.1% këtë vit, e dyta në rajon me rritjen më të lartë

17 Janar 2021, 21:09| Përditesimi: 17 Janar 2021, 21:13

  • Share

Shqipëria duhet ta mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të parashikuar për këtë vit në 4 shtylla kryesore, ku më kryesorja është menaxhimi me efektivitet i pandemisë COVID-19. Sipas raportit të Bankës Botërore për perspektivën ekonomike globale thuhet se për të pasur një rritje ekonomike në vitin 2021, duhet të kufizohet përhapja e virusit, të hapen programe vaksinimi, të balancohet rritja e borxhit me masa mbështetëse fiskale si dhe të ndërmerren reforma ambicioze për të përballuar dëmin e shkaktuar nga pandemia.

Por pavarësisht pasigurisë që mbizotëron institucioni financiar ndërkombëtar pret ecuri pozitive të ekonomisë këtë vit, e cila në skenarin më të mirë do të rimëkëmbet me 5.1%, pranë parashikimit të bërë nga qeveria për një rritje me 5.5%.

Po ashtu Banka Botërore ka ulur ndjeshëm edhe pesimizmin për recesionin ekonomik, nga 8.4% që parashikoi në tetor 2020, në raportin e fundit thotë se rënia do të jetë 6.7%, ndërsa qeveria jonë e parashikon 6.1%.

Sipas raportit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojnë reformat e anëtarësimit në BE, në mënyrë që të përfitojnë më shumë nga Plani Ekonomik i BE-së sa i takon investimeve, kapitalit njerëzor, apo dhe rritjen e konkurrencës.

Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria është vendi i dytë në rajon që do të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike për këtë vit, pas Malit të Zi që do rimëkëmbet me 6.1%. ky përmirësim i shpejtë këtë vit sipas raportit është i pritshëm për shkak të goditjes që morën nga vardisa ndaj turizmit në vitin e kaluar.

Ndërsa qeveria pret që ekonomia të rritet si pasojë e procesit të rindërtimit, rritjes së investimeve në infrastrukturë si dhe rritjes së konsumit, i cili në vitin 2020 qëndroi në nivele minimale si pasojë e pasigurisë dhe zgjidhën të kurseni.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?