Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga

12 Gusht, 21:47| Përditesimi: 12 Gusht, 21:52

  • Share

Dita ndërkombëtare e Rinisë, e gjen Shqipërinë me 300 mijë të rinj të larguar nga vendi në një dekadë.

Por, rinia e larguar, mund të bëjë pikën e kthesës për Shqipërinë. Rikthimi i trurit të profesionistëve të larguar do ta nxirrte Shqipërinë nga kurthi i të ardhurave të mesme, pasi do të sillte ide biznesi të reja dhe më të zhvilluara në aspektin teknologjik.

Banka Botërore i sugjeron Shqipërisë të krijojë kushtet për të rikthyer diasporën pasi ata sjellin aftësi e teknologji më të avancuara.

“Krijimi i një klime mbështetëse që do të nxiste ndarjen e dijeve të fituara prej tyre, si dhe përdorimi efikas i parave të emigranteve do t’i jepte hov zhvillimit të ekonomisë”, thotë Banka Botërore në raportin për vendet me të ardhurat e mesme.

Eksperti i punësimit dhe pedagogu Erion Muça thotë se rikthimet e suksesshme do të kërkojnë të paktën një dekadë, nëse përmirësohet tregu i punës, pagat, klima e biznesit, siguria ligjore e deri tek arsimi më cilësor.

“Për të dalë në një kohë kur do të reflektojë trendi i rikthimit të atyre që kanë lëvizur do të duhet të paktën 5-10 vite nëse të gjitha ndryshimet që ndodhin promovohen siç duhet në tregun vendas të punës. Duhet të krijojmë frymën që tregu vendas i punës ka atraktivitetin e nevojshëm për të afruar emigrantët, dhe ti mbështesë dhe ti promovojë”, thotë eksperti.

Fillimi i mirë, gjysma e punës! Të rinjtë e parë që do të vinin në Shqipëri, do të ishin edhe vendimtarët nëse vendi do ta rifitojë apo jo trurin e larguar ndër vite.

“Nëse modelet e para të rikthyerve e gjejnë veten në treg dhe nuk kanë asnjë zhgënjim, madje janë të kënaqur me rikthimin e tyre, janë promotorët më të mirë jashtë vendit, duke i tërhequr në formë zinxhiri”, pohon eksperti.

Të dhënat e Censit të 2023-shit, treguan se në Shqipëri jetojnë 735 mijë persona të moshave 15-39 vjeç, ndërsa në 2011-ën, ishin 1 milionë e 35 mijë. Mungesa e punonjësve është kthyer në një barrë për ekonominë, pasi me mijëra bizneset nuk kanë staf të mjaftueshëm për aktivitetin e tyre.

POPULLSIA NË MOSHË 15-39 VJEÇ
Censi 2023                 735.589 banorë
Censi 2011              1.035.771 banorë
Rënia                        -300,182 banorë

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gabim: 13/08/2024 14:44

    Dita ndërkombëtare e Rinisë, e gjen Shqipërinë me 300 mijë të rinj të larguar nga vendi në një dekadë. -300,000 sdo te thote te larguar. Ulja vjen si pasoje e moslindjeve dhe djekjeve gjithashtu.

    Përgjigju
  • Kulmi: 13/08/2024 02:54

    Si s’kane turp. Tridhjete vjet pasi nxorren ne asistence gjysmen e shqiptareve, sot u kerkojne te kthehen nga vendet ku u arratisen per pune. “Ekspertet” e Bankes Boterore.

    Përgjigju
  • Josif: 12/08/2024 21:56

    Pirdh thuaj bankes boterore,te lene patronazhistet me kurthe intriga dhe spiunlleqe te ecesh para ketu......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?