Për të blerë një banesë këtë vit duhet të shpenzosh shumë herë më shumë se vjet. Në vrojtimin e fundit të kryer nga Banka e Shqipërisë thuhet se çmimet e banesave në rang kombëtar këtë vit u rritën me 41.7% në raport me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar. Shtrenjtimi i pronave sipas vrojtimit të bankës është udhëhequr nga çmimet e larta në bregdet, të cilat kanë rezultuar më të kripura sesa në Tiranë.
'Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë', vlerëson Banka e Shqipërisë.
Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20% sipas bankës.
Blerja e banesave nga rezidentët është mbështetur me rritje të kredisë, por bankat kanë paralajmëruar ngadalësim të huasë në tremujorin e tretë të vitit kjo për shkak edhe të kufizimeve në kredidhënie që ka vendosur Banka e Shqipërisë që hyn në fuqi në 1 korrik të këtij viti.
Banka pret që çmimet e pronave të ngadalësojnë ritmin e rritjes, në kushtet kur edhe kredia është më e vështirë për tu marrë me tavanet e caktuara.
Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa interesi mesatar për huan hipotekore gjatë periudhës ishte mesatarisht 3.8%.
Komente

Nuk ka logjike minimale biznesi , ne nje qytet ku uji vjen me orar , te kete nje rritje cmimi te tille dhe kerkese kaq te larte per banesa. Ose kjo nuk eshte e vertete, ose banoret e Tiranes jane njerez qe duhen analizuar nga shkenca.
PërgjigjuKjo eshte pika me e dobet e qeverisjes shume-mandateshe te Ram-ziut edhe kriza me e madhe qe po kalojme, qe do kete pasoja afatgjata. Deshtimi me vulen e tyre edhe tonene, shqiptareve per mend te kokes qe nuk kemi. Une jam 31 vjece, para 5 muajsh u martova, nuk kam shtepi nuk po nis dot as te mendoj per femije, sepse si do e mbaj me keta cmime? Tirana eshte bere e pa-banueshme. Njerezit duan te te hane te gjalle, bankat interesa qe duhet te jene te jashte-ligjshme. Ne shkoder nuk shkoj dot sepse burri im ka lindu edhe eshte rritur ketu. Jemi brez fatkeq neve qe po krijojme familjet tani.
Përgjigju