Ditët e mira të ekonomisë botërore duket se po ndalojnë. Tensionet tregtare, konfliktet ushtarake dhe pasiguria në tregjet e huaja po japin efekte në ekonominë e huaj dhe atë shqiptare, pasi rritja po ngadalësohet.
Për këto arsye Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit 2.75% që ishte ulet ne 2.5%. Edhe interesi për depozitat njëditore u ul nga 1.75% ne 1.5%, dhe për kreditë njëditore nga 3.75% ulet në 3.5%.
“Sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend. Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme”, tha Sejko.
Shtimi i këtyre tensioneve tha Sejko mund të përkthehet edhe në rritje të çmimeve në vend. Guvernatori paralajmëroi se kjo situatë e pasigurt do të përkthehet edhe në çmime më të larta.
“Tensioni gjeopolitik dhe vijimi apo intensifikimi i luftërave tregtare janë rreziqe të kahut të sipërm për inflacionin, ndërkohë që rënia e inflacionit në Eurozonë dhe një ecuri më e dobët e ekonomisë së saj në raport me pritjet përbëjnë rreziqe të kahut të poshtëm. Në një mjedis me pasiguri të lartë, kjo qasje garanton fleksibilitetin e nevojshëm për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo devijimi nga parashikimet tona bazë dhe për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar”, tha Sejko.
Norma e interesit u ul për herë të fundit më 6 nëntor të vitit të shkuar nga 3% në 2.75%.
Komente

Per boten prendimore e vecanti per specialistet e ekonomis moderne renia e normes interesit eshte nje tregues pozitiv ne stabilitetin ekonomik e industrial shqiptar.Edhe nje tregues pozitiv qe shoqrohet zakonisht me rritjen ekonomike te vendit
Përgjigju