Lilyana Pavlova, zv.presidente e Bankës Europiane të Investimeve

Banka Europiane e Investimeve në Shqipëri, financime për rimëkëmbjen ekonomike

4 Dhjetor 2021, 10:50| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 10:52

  • Share

Banka Europiane e Investimeve, krahu financues i BE po ndihmon me huadhënie favorizuese dhe afatgjata Shqipërinë në disa sektorë me rëndësi, që përmirëspjnë jetën e qytetarëve. Zv/Presidentja e kësaj banke Lilyana Pavlova, dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, dhe e konsideroi këtë operacionin më të madh të BEI në Shqipëri. Ndër angazhimet për të ardhmen, ajo veçoi financime në rrjetin rrugor dhe hekurudhor, mjedis, dixhitalizim dhe të tjera fusha. 

Zëri i Amerikës: Cilat janë disa nga detajet e marrëveshjes së Bankës Europiane të inevstimeve me Bashkinë e Tiranës ?

Lilyana Pavlova: Para se gjithash ju falenderoj për këtë intervistë, pasi unë besoj se nënshkrimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo hua prej 80 milionë euro investime, që u nëshkrua me Zv.Kryeministrin Ahmetaj, është projekt i rëndësishëm për të përmirësuar dhe zhvilluar rrjetin e ujësjellësit të Tiranës.

Eshtë shembull i pastër, se si fondet e BE dhe mbështetja e Bankës Europiane të Investimeve po shkon në të mirën e qytetareve të Tiranës. Në përfudnim të projektit , rreth 1 milionë qytetarë do përfitojnë 24 orë ujë të pijshëm, të një cilësie të shkëlqyer. Besoj se ky është shembull i mirë se si fondet europiane dhe BEI japin mbështetjen e nevojshme.

Ky është operacioni më i madh i BEI në Shqipëri. Gjej rastin të vlerësoj dhe të përgëzoj Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë, duke na mundësuar të arrijmë këtë investim të rëndësishëm prej 80 mln. Gjithashtu ne u angazhuam të japim një grant prej 1 milionë euro në mbësthetje të zbatimit të projektit dhe përgatitjes së dokumenteve të duhura për zbatimin e projektit.

Zëri i Amerikës: Cilat janë kushtet e huasë prej 80 milionë euro, për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Tiranë?

Lilyana Pavlova: Projekti do të zbatohet në disa etapa. Në fazen përgatitore, fillimisht ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkia e Tiranës do të përgatisin studimin e fizibilitetit, për të cilin e kanë tashmë një asistencë teknike dhe gjithashtu me ndihmën tonë do të përgatitet dokumentacioni i tenderit, i cili me shpresë vitin që vjen do të jetë gati.

Do të shpallet tenderi dhe do të seleksionohen konstruktorat. Ne u informuam nga bashkia se projekti do ta ndahet na lote të ndryshme, në mënyrë që puna të bashkërendohet dhe të bëhet mirë, duke mos rënduar trafikun dhe dëmtuar furnizimin me ujë të qytetit. Do të duhet të presim 4 vjet që ky projekt të përfundojë.

Zëri i Amerikës: Kriza e COVID-19 ka goditur ekonominë, dhe Banka Evropiane e Investimeve po ju vjen në ndihmë vendeve të rajonit për të përballuar pasojat. Cili është fokusi i këtyre investimeve në Shqipëri?

Lilyana Pavlova: Para se gjithash dua te them se BEIështë pjesë e “skuadres europiane” të donatorëve dhe si pjesë e institucioneve financiare europiane, ne garantojmë vënien në lëvizje të mekanizmave që ofrojnë ndihmë të shpejtë për partnerët jashtë BE, duke ju dhënë mbështetje për të kapërcyer krizat dhe për t’u mëkëmbur.

BEI u angazhua me 1,7 mld euro për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së pandemisë dhe pasojave të saj në Ballkanin Përëndimor. Jemi angazhuar në përshpejtimin e pagesave të projekteve ekzistuese si dhe në aprovimin e shpejtë të investimeve të reja në Ballkanin perëndimor.

Në 6 muajt e parë tëkëtij viti ne kemi nënshkruar projekte investimi me një vlerë prej më shumë se 600 milionë euro në Ballkanin Perendimor, vetëm për këtë vit.Nënshkrimi prej 80 mln me UKT është projekti i parë, për këtë vit në Shqipëri, gjithsesi për pandeminë nënshkruam një ndihmë prej 15 mln eurosh nëpërmjet Procredit Albania, në mbështjetje të kompanive të mesme dhetë vogla, për të mbuluar nevojat e tyre me likuiditet. Dhe tani jemi në bisedime me kryeministrin Rama dhe Zv.kryeministrin Ahmetaj, për të vendosur se cilat janë projektet dhe sektorët që do t’u japim përparësi, për të nxitur investime me rëndësi strategjike, duke ofruar bashkëfinancim.

Siç ka thënë dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë investime në infrastrukturë nga njëra anë dhe njëkohësisht do të merren masa për digjitalizimin, investimet në mbrojtje të mjedisit. Gjithashtu rritja ekonnomike do të mbështetet fuqimisht.

Ne si bankë investimesh do të duam të investojmë në ndërlidhje, si tek insfrastruktura hekurudhore, rrjeti i rrugëve, në baypassin e Tiranës dhe në zonat rurale. Po diskutojmë me qeverineë për zbatimin e këtyre investimeve. Ne si Bankë Europiane e Investimeve në rastin e tërmetit ofruam 100 mln euro për rimëkëmbjen.

Kryeministri dhe Zv.KryeministriAhmetaj besojne se ndihma jonë duhet të përdoret për ndërtimin e shtëpive me kosto të përballueshme. Ky është prioritet për qeverinë dhe për ne. Dhe është përcaktuar një grant shtesë për asistencë teknike mbështetëse enkas për grupet në nevojë.

Zëri i Amerikës: Shqipërisë i është dashur të ndjekë një politikë më të kujdesshme fiskale, për arsye të borxhit të lartë publik dhe kufizimeve të diktuara nga FMN-ja. A është Shqipëria një treg tërheqës ndaj investimeve private?

Lilyana Pavlova: Politika e kujdesshme fiskale si dhe menaxhimi i kujdesshëm i borxhit publik, është parë si trend i mirë i qeverisë për të kapërcyer vështirësitë që sjell një buxhet i limituar, i cili duhet menaxhuar siç duhet dhe që investimet e qeverisë të jenë të qëndrueshme e më çmim të mirë. Kohët e fundit pamë se qeveria doli në treg dhekërkoi të tërheqë financime.

Ne si Bankë Europiane e Investimeve jemi të gatshëm të ofrojmë kushte akoma edhe më të favorshmepër huatë që ofrojmë. Krahasuar me institucione te tjera financiare, ne mund të ofrojme hua afatgjata të cilat shkojnë pertej 20 viteve me kushte shumë, shumë të favorshme.

Këto mund të ndihmojnë qeverinë e cila me një çmim të ulët mund të përfitojë kredi afatgjata, duke investuar në sektorë speciale siç është mbrojtja nga përmbytjet për të cilën po bisedohet dhe punohetme qeverinë. Gjithashtu siç thashë do investohet në rrjetin hekurudhor, në digjitalizim, si dhe në mbështetje të çështjeve të klimës dhe mjedisit.

Zëri i Amerikës: Si i vlerësoni masat e qeverisë shqiptare pas dy fatkeqësive, tërmetit të 26 nentorit të vtit 2019 dhe pandemisë, e cila ende vazhdon?

Lilyana Pavlova: Duhet të them se fatkeqësisht askush në botë nuk mund të bëjë një projeksion se kur do të përfundojë pandemia apo pasojat e pandemisë. Gjithsesi shpresojmë që të gjithë do t’i kapërcejmë dhe do te jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit të ri.

Gjithashtu duhet të them, se ashtu si kudo nëpër botë, edhe në Europë, ekonomia pësoi rënie. Në rastin e Shqipërisë rënia ishte me -3.5%. Por tashmë po shohim se ka nisur rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare, dhe ajo po ndodh në një mënyrë të qëndrueshme. Ka një projektim të rritjes ekonomike me rreth 5% të Prodhimit të Brendshem Bruto. Dhe kjo është inkurajuese për ne dhe instutucionet e tjera financiare europiane të cilat shohin drejtimin që ka marrë Shqipëria dhe rezultati i masave të marra ishte i arsyeshëm.

Vendi ka marrë rrugën e rikuperimit. Fatkeqësisht, mbeten edhe shumë pasiguri që lidhen me variantet e reja te virusit, çfarë impakti do ketë në ekonominë europiane dhe atë të Ballkanit si dhe nëse do të ndërpresë në zinxhirin furnizues sepse ky është problem kryesor i situatës. Bazuar në pasiguritë me të cilat po perballemi, ne mund të themi se trendi i stabilitetit dhe rikuperimit ekonomik mbetet pozitiv, bazuar në rritjen e numrit të vaksinimeve. Kështu bizneset do të jenë në gjendje të rihapen.

Nëse do të shihnin analizat dhe vëzhgimet e bëra kohët e fundit nga banka jonë, fokusuar tek sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, nën fillim të pandemisë shumicës së këtyre bizneseve, ju desh të ndërprisnin punën e tyre, rreht 50-60%. Lajmi i mirë është se tashmë vihet re rimëkëmbje dhe rifillimi i aktiviteteve të cilat po i përshtaten me realitetin e ri tregut dhe digjitalizimi është një element shumë i rëndësishëm. Gjithsesi vihet re një lloj kujdesi në planet e projektimet e tyre, por duke qenë se nuk ka më parashikime për mbyllje të plotë apo pezullim të aktiviteteve, mund të themi se jemi me modesti, optimistë. Sepse jemi në linjën e duhur të rekuperimit duke marrë parasysh se jemi ende të vetëdijshëm për pasojat dhe masat që duhen marrë në vazhdim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?