Ekonomi

Bankat pranojnë urdhrin për riskedulimin e kredive, do ndikojnë klientët për shtyrjen e pagesës

19 Mars 2020, 14:05| Përditesimi: 19 Mars 2020, 15:59

  • Share

Bankat i përgjigjen pozitivisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama që bankat të aprovojnë shtyrjen e pagesës për këstet e kredive dhe të qëndrojnë të hapura në orarin kur qytetarëve iu lejohet të lëviznin.

Banka Credins ka njoftuar të gjithë klientët e saj se 37 Degë deri në orën 14:30 do të jenë të hapura çdo ditë, dhe se do të asistojë klientët për vendimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve dhe brenda 3 ditë pune banka do të marrë një vendim për çdo kërkesë të klientëve.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtura edhe Raiffeisen Bank, e cila njofton qytetarët që 46 degë të saj do të punohet në 07.00-09.00 të mëngjesit, duke iu përgjigjur edhe thirrjes së kryeministrit që të përshtatin oraret me qytetarët. Në njoftim thuhet se, Raiffeisen Bank vjen në ndihmë me mundësinë e riskedulimit të kredisë duke mos ngarkuar asnjë penalitete apo përkeqësuar statusin e kredimarrësit.

Urdhrit për riskedulimin e kredive pozitivisht i është përgjigjur edhe Banka Amerikane e Investimeve e shikon këtë si një nismë shumë pozitive, në kohën e duhur për ti dhënë mundësi klientëve të lenë mënjanë shqetësimin e pagesës së kredisë e të kujdesen për familjen dhe punonjësit e tyre që në këtë moment është më urgjente.

Ndërsa OTP Bank njofton të gjithë klientët që mund të bëjnë kërkesë në rast se e kanë të pamundur të shlyejnë kreditë. Po ashtu edhe BKT do të qëndroj hapur për të gjithë klientët e saj.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?