Bankat ulin interesin, por rrisin kushtet për dhënien e kredisë, ekspertja: Janë të pasigurta për vijueshmërinë e biznesit

20 Qershor 2020, 14:45| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 16:00

  • Share

TIRANE-Bankat e nivelit të dytë teksa kanë vijuar aktivitetin edhe gjatë pandemisë në një mjedis të pasigurt, kanë shtrënguar kushtet e kreditimit. Që me përhapjen e pandemisë në muajin mars bankat kanë rritur kërkesat ndaj bizneseve që duan të marrin kredi, duke parë përtej kolateralit, dhe duke bërë edhe një analizë të thelluar të mundësisë që ka një biznes për ti mbijetuar krizës dhe më pas të miratojë huanë. Edhe pse në muajin prill kredia sipas Bankës së Shqipërisë u rrit me mbi 17 miliardë lekë përsëri ajo është poshtë nivelit të vitit të kaluar.

Edhe pse risku është rritur Banka e Shqipërisë raporton se bankat e nivelit të dytë kanë ulur lehtë normën e interesit, për kredidhënien. Bizneset në tremujorin e parë morën kredi në lekë me një normë mesatare prej 5.7%, nga 6.8% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa për individët norma e interesit ishte 6.9%, duke mbetur në të njëjtin nivel të tremujorit të fundit të 2019. 

Në këtë rënie të lehtë të normave të interesit mund të kenë ndikuar edhe garancitë sovrane të miratuara nga qeveria. Kredia e garancisë së parë sovrane u dha pa normë interesi për bizneset, çka mund të ketë bërë që bankat të ulin normën e interesit për të tërhequr sa më shumë kërkesa për hua nga bizneset. Po ashtu edhe garancia e dytë sovrane që është me normë interesi deri në 5%, përsëri pritet të ketë efekt, pasi është më e ulët se normat aktuale të bankave. 

Por nga ana tjetër një situatë të tillë sipas ekspertëve vjen nga pasiguria dhe rreziqet në rritje.

Fakti që bankat shtrëngojnë kushtet e kreditimit dhe rrisin kërkesat që kanë për biznesin që do kredi, do të thotë se është rritur risku, dhe pasiguria që ato do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm aktivitet e tyre. Riskun që paraqesin pasqyrat financiare me aktivitet, dhe që premton vijimi të biznesit të tyre. Në fund të fundit ato janë një biznes prova dhe shanset për të falimentuar dhe për të pësuar një rënie në të ardhurat e tyre janë të mundshme, sidomos pas kësaj situate”, argumenton ekspertja Shehu.

Totali i kredisë për ekonominë në fund të muajit prill arriti në 578,2 miliardë lekë, duke u tkurrur me 19.3 miliardë lekë në raport me muajin mars. E ndikuar padyshim nga pandemia kreditimi ka pësuar një rënie në fund të prillit, si pasojë e mungesës së ofertës por edhe e kërkesës. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?