Bankers financon ndërtimin e rrugës së Zharrëzit

5 Tetor 2022, 15:15| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 15:19

  • Share

Banorët e fshatit Zharrëz në Bashkinë Patos së shpejti do të kenë infrastrukturë moderne. Rruga e re që lidh fshatrat Sheqishtë dhe Fshati i Ri do të ndërtohet për të lehtësuar jetën e përditshme të më shumë se 1000 familjeve. Projekti financohet nga kompania prodhuese e naftës, Bankers Petroleum Albania si pjesë e programit të saj për investimet komunitare.

“Jam shumë i lumtur që sot përurojmë një tjetër projekt të rëndësishëm për banorët e Zharrezës. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve por edhe e Bashkisë Patos dhe për këtë arsye vendosëm të financojmë 100 mijë dollarë për këtë projekt të rëndësishëm.

Në vite Bankers ka treguar se ne jemi këtu jo vetëm për operacionet hidrokarbure, por së pari për njerëzit e kësaj zone dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Shumë nga rrugët, shkollat, klinikat shëndetësore këtu në Patos janë financuar nga ne dhe jemi shumë krenarë që kemi përmirësuar jetën e këtyre njerëzve. Mund të konfirmoj se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen, sepse Bankers e konsideron veten pjesë të këtij komuniteti dhe të këtij vendi dhe gjithashtu partner të Shqipërisë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Bankers,  Huanqin Xiao.

Investimi pritet të realizohet brenda 4 muajve dhe do i shërbejë komunitetit dhe si rrugë lidhëse e fshatit Zharrez me varrezat.

Ky projekt është investim i përbashkët ndërmjet “Bankers” dhe Bashkisë Patos, kosto totale llogaritet rreth 300 mijë dollarë.

Bankers Petroleum Albania ka investuar më shumë se 7.5 milion dollarë në projekte në komunitet ndër vite duke u fokusuar në infrastrukturë, shkolla dhe kopshte, klinika shëndetësore dhe mbjelljen e pemëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?