Bankers investoi 4 mln USD në përmirësimin e mjedisit në fushën e naftës në Patos Marinzë

20 Shkurt, 16:16| Përditesimi: 20 Shkurt, 16:26

  • Share

Kompania Bankers Petroleum Albania raporton se gjatë vitit të kaluar ka investuar rreth 4 Milionë Dollarë në përmirësimin e mjedisit në fushën e naftës së Patos-Marinzës.

“Gjatë vitit të kaluar norma jonë e konsumit të energjisë shënoi 0.6 gigaxhaul/ton prodhimi, dy herë më pak se parametrat ndërkombëtarë. Kjo është  një nga performancat më të mira”- konfirmon Bankers

Falë teknologjisë dhe rritjes së eficencës, kompania jo vetëm ka mundur të reduktojë koston e energjisë për çdo ton të prodhuar por të ulë gjithashtu edhe gjurmën në mjedis.

Trajtimi i mbetjeve hidrokarbure dhe reduktimi i vazhdueshëm i transportit tokësor janë dy shtylla të tjera të rëndësishme në menaxhimin e standardit mjedisor në fushën e Patos-Marinzës.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht kompania ka çuar drejt 0 transportin e naftës me autobote.

“Projekti synon reduktimin e sasive dhe modifikimin e përbërjes kimike të mbetjeve, duke i kthyer në të dobishme për qëllime të mëtejshme”, konfirmon zyrtarisht Bankers.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?