Bankers Petroleum 5 vjet transport hekurudhor të naftës, reduktoi 60% emetim gazesh të efektit serë

6 Nëntor 2023, 21:45| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 21:54

  • Share

Kompania Bankers Petroleum Albania prej 5 vitesh kryen transportin e naftës në linjë hekurudhore duke reduktuar me pothuaj 60% emetimin e gazeve të efektit serë. Për 5 vjeçarin që është përdorur hekurudha, emetimet në ajër janë të përllogaritura në 3000 ton CO2e, nga 7000 ton CO2e që do të ishte nëse do të përdoreshin autobote. 

“Qëllimi ynë nuk është vetëm zvogëlimi i kostove të transportit të naftës, por mbi të gjitha, ulja në minimum e gjurmës në mjedis dhe rritja e sigurisë gjatë gjithë operacioneve tona," - thonë përfaqësuesit e Bankers.

Bankers ka mundur të zerojë transportin me bote të naftës, ç’ka do të thotë mbi 50 mijë bote nafte më pak që prej vitit 2018. Qarkullimi i këtyre mjeteve jo vetëm ka reduktuar pluhurin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, por ka mundësuar edhe rënie të trafikut në aksin Fier-Vlorë, i cili është shumë i ngarkuar gjatë sezonit turistik.

Tubacioni me gjatësi prej 11.3 km për transportin e naftës nga fusha e Patos-Marinzës në nënstacionin e grumbullimit të naftës të Bankers Petroleum Albania në Fier ka shmangur përdorimin e autoboteve për transport për një gjatësi rruge prej 17km me një impakt tejet pozitiv në mjedis. 

Bankers Petroleum Albania është prodhuesi më i madh në vend, duke dominuar mbi 90% të naftës totale shqiptar, ku pjesa më e madhe eksportohet në tregjet e huaja. Kompania është gjithmonë e gatshme të investojë në shërbime dhe teknika që zvogëlojnë kostot, ndotjen dhe përmirësojnë standardet.

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?