Bankers Petroleum Albania është kompania më e madhe naftënxjerrëse në Shqipëri duke zhvilluar operacionet hidrokarbure në zonën e Patos-Marinzës. Të dedikuar në nxjerrjen e naftës bruto ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimin që kemi në komunitetin lokal. Për këtë arsye, duke nisur nga viti 2010, Bankers Petroleum ka investuar mbi 7.5 milionë dollarë në projekte që i shërbejnë komunitetit të zonës ku ne operojmë, por edhe më gjerë.
"Bashkëpunimi me Bankers ka një histori. Bankers është aty dhe ka qenë para se të vija unë në detyrë. Gjatë 6 viteve që unë drejtoj Bashkinë e Roskovecit, ka një bashkëpunim të mirë me kompaninë Bankers, pavarësisht se kush është drejtues dhe politikave që ka gjithsecili. Investimi për komunitetin, marrëdhëniet e mira me komunitetit, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes së kompanisë Bankers", tha Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit.
Projektet tona në shërbim të komunitetit janë fokusuar kryesisht në zhvillimin ekonomik të zonës, përmirësimin e infrastrukturës, rindërtimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore, shtrimin e rrugëve dhe infrastrukturës përkatëse, etj.
"Investimi më i fundit është rruga që lidh Roskovecin me Marinzën. Gjithashtu në Marinëz është rruga e lagjes së naftëtarëve, edhe këtu kompania e Bankers ka ndërhyrë me pjesën e vet, me ndriçimin dhe pjesën tjetër e ka financuar Bashkia e Roskovecit", shtoi Bufi.
Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë realizuar në bashkëpunim me Bashkitë e zonave ku ne ushtrojmë operacionet hidrokarbure si Patosi, Roskoveci dhe Fieri.
Kompania ka ngritur dhe zbatuar projekte të veçanta që kanë mundësuar zhvillimin ekonomiko-social të banorëve të zonës. Ndër projektet më të rëndësishme janë ai i granteve në bujqësi dhe ne ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Një fokus i veçantë është drejtuar tek përmirësimi i sistemeve të vaditjes, që ndikojnë drejtpërdrejt në bujqësinë dhe ekonominë lokale. Me mbështetjen e Bankers Petroleum Albania, në komunitet janë organizuar kurse të ndryshme profesionale, të cilat synojnë aftësimin dhe afrimin e qytetarëve të zonës me tregun e punës.
Bankersi duhet te largohet nga shqiperia nje ore e me pare,,,edi rama duhet te prishe kete koncesion te dhene nga qeveria nano me duket.....
PërgjigjuPo ju japin pasqyra e po ju grabisin Arin...
Përgjigju