Foto ilustruese

Bankers Petroleum Albania sfidon pandeminë Covid-19, prodhon 275 mijë ton gjatë muajve të parë të 2020-ës

30 Korrik 2020, 19:16| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 19:31

  • Share

Bankers Petroleum Albania, vazhdon të jetë lider në sektorin naftënxjerrës në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ka shënuar një prodhim prej rreth 275 mijë ton. Prodhimi mesatar ditor është aktualisht rreth 2050 ton, duke iu afruar dita-ditës niveleve të prodhimit përpara fillimit të pandemisë.

Kompania më madhe e naftënxjerrëse në vend, megjithëse gjatë muajve të pandemisë, u detyrua të reduktonte në minimum aktivitetin në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, tashmë i është rikthyer normalitetit.

 “Kjo ka qenë padyshim një periudhë sfiduese për ne, por ne kemi marrë të gjitha masat në mbarëvajtjen e operacioneve të naftës dhe kemi arritur të rikthehemi në aktivitet normal, duke vijuar investimet në fushën e Patos-Marinzës.”- ka thënë VP of Bankers Petroleum Albania, Luntao Chen.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë Bankers Petroleum Albania nuk ka ndalur as investimet. Sipas të dhënave nga kompania, deri në fund të muajit qershor janë shpenzuar rreth 52 Milionë dollarë për investime dhe pagesa ndaj nënkontraktorëve, shtetit si dhe pushtetit lokal. Mbi 80% e nënkontraktorëve janë sipërmarrje shqiptare, përmes të cilave gjenerohet punësim dhe të ardhura për ekonominë vendase.

Mbi 16 Milionë dollarë taksa janë paguar nga Bankers gjatë gjysmës së parë vitit, ku peshën më të madhe e zë renta minerare, me rreth 9.3 Milionë dollarë. Në fakt, Bankers zë rreth 75% të totalit të të ardhurave që shteti shqiptar mbledh nga renta minerare.

Sipas zëvendëspresidentit të Bankers Petroleum Albania, një fokus të veccantë gjatë kësaj periudhe ka qenë ruajtja e shëndetit të çdo punonjësi, duke shmangur riskun e infektimit apo shpërndarjes së virusit Covid-19.
“Ne kemi qenë shumë strikt edhe në zbatimin të prokollove shëndetësore të aprovuara nga shteti shqiptar në kuadrin e pandemisë së virusit Covid-19.”-thotë VP of Bankers Petroleum Albania, Luntao Chen.

Mirëqenia e punonjësve është në thelb të aktivitetit të kompanisë më të madhe naftënxjerrëse prandaj është kujdesur që mjedisi i punës të jetë i sigurtë, duke kryer dezifenktime periodike të zyrave, ruajtjen e higjenës dhe distancave, mbajtjen e maskave dhe dorezave nga cdo punonjës dhe informimin e stafit mbi rregullat që duhet të ndiqen.

Komento

Komente

  • Turi: 30/07/2020 20:26

    Si e shpjegoni atehere qe cmimet e naftes jane me te shtrenjtat ne Europe ? Vendet e OPEC e kane naften pothuajse falas kurse ketu katastrofe vidhni sa te mundni o pushtetare maskarenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?