Bankers Petroleum Albania vijon mbështetjen financiare për shkollat në zonën ku operon në kuadër të programit për komunitetin, ku një nga shtyllat është edukimi dhe mbështetja e brezave të rinj.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Kastriot Muskaj tha se Bankers ka vendosur të mbështesë shkollën e Kallmit të Madh, “Hiqmet Buzi” në ngritjen e klasave sportive dhe skuadrave në kuadrin e projektit të qeverisë për fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive.
“Jemi sot këtu për te dhuruar veshje dhe mjete sportive në kuadër të nismës të ndërmarrë nga shkolla e Kallmit për përfshirjen aktive të nxënësve në aktivitete sportive. Bankers është bërë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm jo vetëm për nxënësit e kësaj shkolle por edhe për banorët e këtij komuniteti të cilët mund të shfrytëzojnë këto terrene”.
Ai shtoi se Bankers ka mbeshtetur vazhdimisht projekte te tilla pasi objektivi i kompanisë ka qenë dhe mbetet përmirësimi I jetesës së banorëve duke përfshirë edhe nxitjen për jetë të shëndetshme dhe aktive për të rinjtë.
Shkolla e Kallmit të Madh ka 104 nxënës të mosha 6-15 vjeç ndërkohë që terrenet e saj sportive shfrytëzohen edhe nga komuniteti i zonës. Në projektin për përmirësimin e kushteve sportive të kësaj shkolle vec stafit dhe kompanisë Bankers janë përfshirë edhe drejtues të njësisë vendore, si dhe pjesëtarë të komunitetit.
Nga ana tjetër, drejtoresha, Marjola Bilali tha se shkolla është një qendër komunitare e cila po zbaton nismën e Ministrisë së Arsimit, për fuqizimin e sporteve tek të rinjtë.
“Bankers Petroleum Albania është një nga kompanitë më aktive në investimet për komunitetet ku operon. Që kur investitorët kinezë kanë marrë nën menaxhim kompaninë, në vitin 2016, janë shpenzuar mbi 5 milion dollarë në projekte në komunitet. Investimet janë fokusuar në infrastructure, shëndetësi, arsim dhe edukim. Strategjia është që të vijohet të mbështeten nismat që përfshijnë të rinjtë e zonave ku Bankers operon si pjesë e përgjegjësisë sociale.”- thotë drejtoresha e shkollës, Marjola Bilali.