Investimi të brezat e rinj dhe përmirësimi i kushteve për ta është një nga fushat kryesore të programeve të përgjegjësisë sociale të Bankers Petroleum Albania. Është kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, e cila tregon se sa ndikojnë në komunitet investimet e kryera, sa e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Patosit.
"Siç dihet kompania Bankers e ushtron aktivitetin e saj edhe në territorin e Bashkisë Patos. Prej shumë vitesh kemi pasur një bashkëpunim për të vepruar në pikat e interesit të përbashkët në zonë për t'i ardhur në ndihmë komunitetit.
Të rinjtë janë e ardhmja dhe investimet për ta nga Bankers jo vetëm ndikojnë në përmirësimin e kushteve aktuale të edukimit dhe shkollimit por ndikojnë edhe në ngritjen e një brezi të aftë për të zhvilluar më tej zonën.
"Kemi rikonstruktuar shkollën e Belinës. Ky investim ka ardhur në ndihmë të komunitetit për fëmijët e atij fshati. Njëkohësisht kemi bërë rikonstruksionin e shkollës "Koli Dimo" në Frashër, e cila ka qenë një nga prioritetet tona", ka thënë kryebashkiakja.
Ndër vite Bankers Petroleum Albania ka investuar në ngritjen dhe restaurimin e dhjetëra shkollave dhe kopshteve në Patos, Roskovec dhe Fier. Për kryebashkiaken Balili shtimi i gjelbërimit ka qenë prioritet në bashkëpunimin me Bankers.
"Po kështu kemi ndërhyrë edhe në disa nga projektet mjedisore, me të cilat në bashkëpunim dhe jo në bashkëfinancim me kompaninë Bankers kemi shtuar gjelbërimin në zonë, në veçanti në disa zona pranë segmenteve kryesore ku operon Bankers, që njëkohësisht i vjen në ndihmë edhe tokave të fermerëve", tha Rajmonda Balili, kryetare e Bashkisë Patos.
Fale investimeve të kryera nga Bankers sot fëmijët e shkollave Frashër, Belinë, Zhupan, Kraps e Patos mësojnë në kushte më të mira dhe dinjitoze. Vëmendje ka pasur edhe për fëmijët e moshave parashkollore me investimet në kopshtet e Lalarit dhe Belinës.