‘Bankers Petroleum’, investime për infrastrukturën në Marinëz, hapësira shplodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët e zonës

16 Gusht 2022, 18:06| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 19:00

  • Share

Kompania Bankers me një financim prej 100 mijë euro ka nisur investimin për rehabilitimin e infrastrukturës së fshatit Marinëz. Ky projekt do t’i hapë rrugë më tej krijimit të hapësirave çlodhëse nga bashkia e Patosit, ku pritet të përfitojnë  mbi 2 mijë banorë të zonës.

Brenda vitit të ardhshëm fshati Marinëz do të pësojë ndryshime rrënjësore, me  krijimin e hapësirave çlodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët zonës. Pjesa e parë e  projektit financohet nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania e cila operon prej 18 vitesh në fushën e Patos-Marinzës.

Kryetarja e bashkisë së Patosit Majlinda Bufi thotë se projekti përfshin pastrimin, sistemimin dhe mbulimin me tombino të kanalit kryesor në Marinzë ç’ka i hap rrugën investimit, me ndricime, trotuare si dhe me krijimin të hapësirave të gjelbra.

 “Ky investim që po realizohet, është totalisht i financuar nga kompania ‘Bankers’. Ky është një investim shumë i rëndësishëm për banorët e Marinzës”, tha Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Patosit.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Bankers, Kastriot Muskaj tha se kompania e konsideron komunitetin pjesë të pandashme të aktivitetit të saj të përditshëm.

“Investimi i Bankers për këtë projekt arrin në vlerën e 100 mijë dollarëve. Ne shpresojmë që ky investim të ndryshojë sado të jetë e mundur jetën e banorëve të kësaj zone”, tha nëndrejtori i Përgjithshëm të Bankers, Kastriot Muskaj.

Deri tani kjo kompani ka realizuar me dhjetëra investime të rëndësishme që u kanë ardhur në ndihmë banorëve të zonës. Vetëm gjatë tre viteve të fundit në zonën e Marinzës janë investuar mbi 200 mijë dollarë për ndërtimin e dy rrugëve të reja kryesore për këtë fshat.

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?