Bankers Petroleum investon 100 mijë dollarë për rikonstruktimin e shkollës 'Koli Dimo' në Fier, 200 nxënës do mësojnë në kushte më të mira (VIDEO)

17 Janar 2022, 18:16| Përditesimi: 17 Janar 2022, 18:28

  • Share

Fëmijët e fshatrave Frashër, Verbas dhe Sheqishtë në qarkun e Fierit e kanë nisur vitin e ri shkollor në mjedise të rikonstruktuara.

Mbi 200 nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Koli Dimo” tashmë do të mësojnë në kushte shumë të mira dhe të sigurta falë angazhimit të kompanisë naftënxjerrrëse, Bankers Petroleum Albania.

Mjediset e kësaj shkolle, çatia, fasada si dhe të gjitha dyert e dritaret iu nënshtruan rehabilitimit, një investim prej 100 mijë dollarësh i Bankers Petroleum Albania 

Kjo është shkolla e pestë në Qarkun e Fierit ku Bankers ka investuar. Fokusi i kompanisë mbeten brezat e rinj dhe për këtë një pjesë e madhe e investimeve kanë shkuar për institucionet arsimore. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?