U zhvillua për vitin e 6-të radhazi konkursi i gjuhës kineze ‘Chinese Bridge’ në mjediset e Institutit Konfuci në Tiranë. Dhjetëra të rinj, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetin performuan në aftësitë e tyre në gjuhën kineze, art dhe kulturë.
Këshilltari i Ambasadës Kineze në Tiranë, z.Wang Dexin tha se interesi e të rinjve shqiptarë për të mësuar gjuhën dhe kulturën kineze është shumë pozitiv në kushtet kur lëvizja mes dy vendeve është lehtësuar falë heqjes së vizave.
“Ky konkurs është një aktivitet që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Ambasadës dhe ne jemi shumë të lumtur që të rinjtë e Shqipërisë të njohin dhe mësojnë gjuhën dhe kulturën kineze. Tashmë lëvizja dhe marrëdhënia mes dy vendeve pritet të intensifikohet sepse janë hequr vizat dhe parashikohet një ritëm më i madh i flukseve të vizitorëve nga të dyja palët”, tha z.Dexin.
CEO i Bankers, z.Huanqin Xiao tha se Bankers ka mbështetur aktivitetet dhe programet e Institutit Confucius për studentët e rinj pasi ne besojmë se mësimi i gjuhëve dhe kulturave të ndryshme është shumë i rëndësishëm për të pasur sukses në ditët e sotme
“Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu të interesuar për të mësuar gjuhën kineze dhe që e flasin aq mirë atë. Kina është një vend i madh plot kulturë dhe histori dhe ka një gjuhë unike që është mjaft sfiduese për t'u mësuar. I uroj shumë suksese këtyre të rinjve në përpjekjet e tyre të ardhshme”.
Juria përzgjodhi edhe fituesit e këtij konkursi, ku dy të parët do të mund të shkojnë në Kinë për të përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin mbarëbotëror për gjuhën kineze. Globalisht konkursi “Chinese Bridge” ka 22 vite që zhvillohet në mbarë botën.
Kur ishim ne UT,nje nga lendet me dashje,por qe na i detyruan sepse duhet te mbanin me rroge profesoret e lendes,ishin gjuhet ballkanike,ose statistika.Shumica e grupit tone u detyruam te shkonim te greqishtja dhe atje gjetem disa studente te tjere qe kishin filluar para nesh dhe me kujtohet njeri qe donte t'a mesonte se do te shkonte emigrant ne Greqi,kurse neve vajtem vetem dy here,nuk na pelqeu dhe u mbyll kjo histori edhe pse drejtuesi i deges tone na qortoi rendshem.Kjo puna e ketyre qe po studjojne kinezcen me ngjan me ate djalin qe studionte greqisht te ne,se do te shkonte te kerkonte pune ne Greqi.
PërgjigjuSka asgje te keqe te mesosh gjuhen e nje nga shteteve me te fuqishme ne bote,ndryshe nga Greqia mund te duhet nje dite edhe nqse je perendimor