Bangkok, ushtari vret të paktën 20 persona dhe poston videon në Facebook (VIDEO)

8 Shkurt 2020, 14:56| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 18:03

  • Share

Në Tailand, një ushtar, pasi mori peng komandantin e tij në një bazë ushtarake, shkoi më pas në një qendër tregtare në Korat, duke vrarë të paktën 20 njerëz.

Sipas ‘Bangkok Post’ ushtari vrau fillimisht komandantin, pastaj një grua dhe një burrë që ndeshi teksa doli nga baza ushtarake. Më pas ai hipi në një makinë të vjedhur. Gjatë rrugës ai qëlloi edhe disa civilë si dhe hapi zjarr në një qëndër tregtare duke shkaktuar në total të paktën 20 viktima. 

Ndërsa ishte duke vepruar, ai transmetoi pamjet live në Facebook, si dhe një selfie në të cilën duket teksa mban edhe një pushkë "hummer" në dorë.

Agresori u identifikua me emrin Jakrapanth Thomma dhe autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.

Forca të shumta policore dhe ushtarake kanë rrethuar qendrën tregtare dhe autoritetet kanë bllokuar rrugët përreth si dhe kanë vendosur një perimetër dy-kilometër sigurie rreth zonës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?