Banoffee, ëmbësirë e shpejtë angleze pa pjekje
Përbërësit:
- 200 gr biskota
- 50 gr gjalpë i shkrirë
- 2 banane të pjekura
- 200 gr karamel
- 250 ml pana për ëmbëlsira
- 1 lugë gjelle sheqer pluhur (opsionale)
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- Çokollatë e grirë ose kakao për dekor
Përgatitja:
Bluajmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I shpërndajmë në gota dhe i shtypim lehtë me lugë për të krijuar një shtresë kompakte. Vendosim gotat në frigorifer për 10 minuta. Hedhim mbi biskota nga 2 lugë gjelle karamel në çdo gotë. Presim bananet në feta dhe i vendosim mbi karamelin. Rrahim panën me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të bëhet e trashë. E hedhim me lugë ose me qese pastiçerie mbi shtresën e bananes, spërkatim sipër çokollatë të grirë ose pak kakao. I vendosim gotat me ëmbëlsirë në frigorifer për të paktën 30 minuta para servirjes për një shije më të freskët.
Komente
