Banorët e ‘5 majit’ protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi shokët tanë nga qelia, po jetojnë dramë familjare! Na shembën ndërtesat, por jo jetën dhe të drejtat

23 Shkurt 2022, 21:45| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 22:01

  • Share

Shtëpitë e tyre janë shndërrua në gërmadha kujtimesh dhe muret e mundeve të tyre shumëvjeçare janë shembur, por sot banorët e “5 majit” protestuan në përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 prej tyre.

“Ata mund të na shembin ndërtesën, por jo jetën. Mund të na marrin pronën, por jo mendimin dhe të drejtën tonë.”, këto ishin fjalët e njerëz prej banoreve të “5 majit” për mediat teksa me ngulm kërkonte lirimin e 5 prej të arrestuarve nga protesta e ditës së djeshme.

Prej më shumë se dy muajsh banorët e “5 majit” të prekur nga projekti i rindërtimit kanë protestuar me shpresën se shtëpitë e tyre nuk do të shembeshin, ndërsa sot ata protestuan për familjarët, komshinjtë dhe miqtë e tyre. Për ata 5 banorë që u vunë në pranga, pasi në përpjekje për të ndaluar shembjen e ndërtesave kanë sulmuar rëndë efektivët e policisë, disa prej të cilëve përfunduan edhe në spital.  

 “Ne jemi mbledhur ne shenjë respekti dhe mirënjohjeje për motrën tonë Lauretën, Gjnin, Nduen dhe Agimin, për të gjitha banorët që i është mohuar e drejta dhe janë keqtrajtuar. E gjithë kjo vetëm sepse kanë mbrojtur shtëpinë e tyre.”, tha një tjetër banor.

Në protestën e ditës së sotme si në çdo tjetër nuk mund të mungonte edhe nënë Liza e cila i bëri thirrje qeverisë të lirojë të burgosurit.

“Unë i bej thirrje qeverisë, parlamentit, deputeteve. Kanë gra, kanë fëmijë, kanë motra, kanë nëna, nuk duhet të ishin sjell kështu me Lauretën.”, u shpreh nënë Liza.

Një tjetër protestues, tha se këto ditë janë shumë të vështira për banorët që humbën shtëpisë dhe po përjetojnë një dramë familjare. Ai shtoi se brenda në burg ka njerëz të sëmurë dhe duhet të lirohen.

“Brenda në qeli ka njerëz të sëmurë, në pikë të hallin në drama familjare, 1 mijë halle dhe këta maskarenj i mbajnë të mbyllur në burg.”, tha ai.

Tensionet dhe përplasjes së ditës së djeshme gjatë shembjes së 12 banesave në “5 maji” bëri që policia të shoqëronte shumë prej tyre.

Në pranga janë vënë Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, Mirash Marku, 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe ka nisur hetimi për Bekim Cerri, 35 vjeç dhe një të mitur 17-vjeçar, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë goditur me sende të forta efektivë policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe janë dërguar në spitalin e traumës.

Mbi të arrestuarit të arrestuarit rëndojnë akuzat e "Plagosja e lehtë me dashje", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".

Ditën e djeshme gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e 12 objekteve në rrugën “5 maji”, pati edhe kundërshtime të forta nga pronarët dhe banorët e zonës. Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë qëlluar në drejtim të policëve me gurë, dërrasa dhe shishe benzine të cilave i vinin flakët.

12 shtëpi u shembën ditën e djeshme, duke e çuar në afro 120 numrin e objekteve të rrëzuara deri më tani për rindërtimin dhe rikualifikimit urban.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 24/02/2022 09:01

    Po hidhni ne gjyq policine e shtetit per shkaterrim prone, dhunim fizik. Sot veprohet me gjykata. Iku komunizmi.

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2022 01:17

    /Loreta mbrojti shtepine e femijeve te vet/ shkruhet te minipankarta qe mban protestuesja.Po pronarin e vertete te tokes qe ia zuri padrejtesisht kjo Loreta per te ndertuar pa leje shtepi per femijet e saj,kush e mbron?Kush ia jep te drejten e vjedhur,te rrembyer e te mohuar?!

    Përgjigju
  • bledi: 23/02/2022 23:59

    AMAN Mos hajdeni para policise pa nene bijen e malesise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?