Kronikë

Banorët e Astirit si PD-ja: Deri në datë 18 tetor s'do ketë protesta, në 19 flasim ndryshe

14 Tetor 2019, 11:40| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 12:14

  • Share

TIRANË- Banorët e Astirit do të zhvillojnë sot protestën e fundit dhe do të rikthehen sërish në datën 19 tetor, një ditë pasi të jepet vendimi për çeljen ose jo te negociatave me Bashkimin Europian. Një vendim i tillë, sipas tyre vjen si një kërkesë për reflektim nga ana e qeverisë, teksa kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestës më 19 tetor.

"Sot në 18:30 nis protesta për mbrojtjen e banesave. Deri në datë 18 s'do ketë protesta. i lëmë kohë qeverisë të lirojë protestuesit. Qeveria ka kohë deri në datë 18 tetor, në 19 flasim ndryshe. Me qytetari nuk merrni vesh", thanë banorët.

Ditën e djeshme, në orën 18:00 banorët e 'Astirit' të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u doli përpara makinave dhe bllokoi rrugën, edhe pse me ndryshimin e Kodit Penal, kjo konsiderohet një vepër penale që dënohet me burgim deri në tre vjet. Në përfundim të protestës, 10 protestues, mes tyre edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka ndjekur protestën e banorëve të Astirit prej më se një viti u arrestuan nga policia pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë.

Ndërkohë më herët, janë lënë në burg tre protestues, e ndërsa priten të njihen me masën e arrestit tre banorë të tjetë. Deri më 18 tetor, nuk do të ketë protesta as nga opozita e bashkuar, e cila prej muajsh ka braktisur parlamentin dhe kërkon largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe lokale njëherazi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juli: 14/10/2019 13:34

    Kafshe

    Përgjigju
  • daja: 14/10/2019 12:07

    Me 19 ju cecene te hani mender ate qe nuk thuhet,ptu rrace e ndyre!

    Përgjigju
  • Europa: 14/10/2019 11:53

    Ju te hani mender ate qe nuk thuhet megjithe Lul Bashen dhe Klev Balliun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?