Kosova & Rajoni

Banorët e Beogradit të lodhur nga zhurma dhe klubet e natës, dërgojnë padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut

21 Korrik 2021, 15:19| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 15:26

  • Share

Pas një viti të gjatë kufizimesh kryeqyteti i Serbisë ka filluar të gumëzhijë sërish dhe jeta e natës është rigjallëruar.

Kafenetë, baret dhe klientët e etur për argëtim i janë rikthyer edhe njëherë festave, të etur më shumë se më parë por muzika e lartë dhe zhurmat duket se janë shndërruar në një shqetësues të madh për një pjesë të banorëve të Beogradit.

Banorët kanë filluar se tanimë me temperaturat e larta për ta është edhe më e vështirë, sepse nuk mund të hapin as dritaret nga zhurmat.

Banorët e zonave tregtare të qytetit janë ankuar për vite me radhë nga zhurmat shurdhuese nga baret, diskotekat dhe klubet e natës. Por pasi ata nuk morën asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre qytetarët i janë  Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në padinë e tyre ata theksojnë se janë duke u’ torturuar’ dhe për shkelje të të drejtave për jetë të qetë familjare dhe privatësi.

Avokatja Marina Mijatoviç tha se ajo e çoi çështjen në gjykatën në Strasburg pasi autoritetet e Beogradit nuk iu përgjigjën vendimit të një gjykate lokale muajin e kaluar , e cila deklaronte se autoritetet vendore nuk kishin bërë sa duhet për të kufizuar zhurmën. Gjykata Evropiane është ende për të vendosur nëse do ta pranojë çështjen, tha ajo.

Grupet e qytetarëve kanë mbledhur mijëra ankesa të paraqitura në polici, video dhe regjistrime të nivelit të zhurmës për të mbështetur çështjen e tyre në gjykatën Evropiane. Zhurma shpesh është shumë më e lartë se kufijtë e lejuar ligjërisht dhe vetëm rrallë herë kafenetë apo klubet e natës përdorin pajisjet e izolimit të zërit. Problemi i zhurmës theksojnë qytetarët ka ulur çmimet e pasurive të patundshme, duke e bërë të vështirë për njerëzit të shesin shtëpitë nëse duan të largohen nga zona.

Komento

Komente

  • erdi: 22/07/2021 17:51

    hahahahhaha hahahahhahahh njerezit po vdesin per njecike club e muzike se kjo qetsia po i kthen ne kafshe robotike, nderkohe ju publikoni kete lajm... publikoni more protestat e njerezve te lire qe duan te clirohen nga gjumi i dembeleve, qe duan me jetu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?