Banorët e Bërxullës që protestojnë prej më shumë se 6 muajsh për pronat e tyre nuk kanë kursyer ironinë për qeverinë përmes një modifikimi të himnit të Flamurit.
“Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para.
Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon: Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor: Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Orkesta përbëhet nga:
Presidenti-Fyell me një vrimë; Prokurori i përgjithshëm – Bori partizane; Ministri i Brendshëm-Daulle; Avokati i Popullit- Dajre; Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare."
Lajmi kryesor:
6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës para zyrave të Hipotekës: 1 javë afat të na japin zgjidhje ose s'do kenë shansin të hyjnë në zyra
//ReportTv.al