Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Projekti i rrugës nuk na shërben ne! T'i thërrasin mendjes, të kthehen me këmbë në tokë e të na vlerësojnë banesat

25 Prill 2023, 10:44| Përditesimi: 25 Prill 2023, 10:48

  • Share

Prej më shumë se 7 muajsh, banorët e Bërxullës që preken nga autostrada Thumanë-Kashar kërkojnë shpronësime të drejta duke thënë se ‘flenë me strese e halle të mëdhaja’. Ndonëse morën premtim nga drejtori i Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë se pronat e tyre do të certifikohen, kërkojnë vlerësimin e banesave dhe të gjejë tokën ku do të stabilizohen.

Ata ngrenë pyetjen se si anashkalohen në këtë mënyrë dhe shtojnë se duan t’i vihet në dispozicion projekti i rrugës pasi pretendojnë se do i izolojë fshatin.

“I kam të gjitha të dokumentuara, kërkoj zbatimin e ligjit duke nisur nga kryeministri, ARRSH. Si merret prona? Ka mënyra të tjera për t’u zhvilluar rruga. Projekti i shërben firmës, jo ne. T’i thërrasin mendjes, të kthehen me këmbë në tokë e të bëjnë vlerësimin e banesave sic na takon ose të na gjejnë tokë shteti e të na stabilizojë. Cdo njeri e ka pronën me certifikatën e vet dhe është e drejta e tij. Unë nuk kam tagër ligjor ta ndaloj. Nuk do e kenë shansin të zhvillojnë aktivitete këtu pa na dhënë zgjidhje. Kërkoj të vihet të na prezantohet projekti i rrugës”, tha kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?