Banoret e Blinishtit çdo ditë 6 orë pa drita, OSSHE: Shkak defekti në fiderin elektrik (VIDEO)

7 Korrik 2020, 09:40| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 20:31

  • Share

Ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e vazhdueshme për banorët e Blinishtit në Lezhë.

Në ditët e nxehta të korrikut, mungesa e dritave po krijon vështirësi edhe për bizneset, pasi në zonë ka disa sipërmarrje agroturizmi.

"Nga ora 11:00 deri në 16:00 janë të fikura dritatdhe nuk do me e ditur kush. Kjo zonë ka qenë më e vdekura për energji. Ne na thonë se ka defekt, por në rrugë shoqërore kemi mësuar se na i heqin ne për t'ia çuar zonës së bregdetit, Shëngjinit,"-u shpreh një banor i Blinishit në Lezhë.

Ata thonë se janë pagues të rregullt të faturave të energjisë por shqetësimi i tyre nuk është përfillur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

"Po të mos paguash dritat një muaj të arrestojnë, ndërsa ne s'na përgjigjet njeri. Kam marr drejtorin dhe kryetarin bashkisë,"- tha një tjetër banor i zonës.

E kontaktuar nga Report Tv, Njësia e OSHEE në Lezhë tha se ndërprerjet e shpeshta të energjisë në këtë zonë kanë ardhur si shkak i defekteve të fiderin elektrik, ndërsa po punohet për riparimin e tij.

Në lidhje me kronikën, OSHEE Group sqaron për “Report TV”, se banorët furnizohen nga fideri Kallmet 10kV, me gjatësi mbi 70 km, dhe se gjatë fundjavës, kur vendi u përball me mot të keq, linja pësoi defekt.

“Është e vërtetë për mungesën e energjisë, por vetëm në fundjavë, kur kishim mot të keq, reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe stuhi, shoqëruar me shkarkesa atmosferike. Në kushtet e një fideri të amortizuar, me gjatësi 78 km, që përshkon territore të vështira, riparimi i defektit kërkon kohë. Megjithatë, mirëmbajtja e linjës është kryer disa herë në pika kritike të saj”, sqaron OSHEE, duke shtuar se veç defektit të rastit, energjia shkëputet edhe si pasojë e remonteve që kryen OST apo Drejtoria e Tensionit të Lartë, për të cilat bëhen njoftime.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?