Kronikë

Banorët e Çidhnës kundër projektit për HEC-it në lumin e Setës

23 Maj 2019, 21:42| Përditesimi: 23 Maj 2019, 21:47

  • Share

Banorët e krahinës së Çidhnës në Dibër kanë protestuar në lumin e Setës kundër ndërtimit të HEC-it Seta 4, i cili sipas tyre cënon rëndë shpellën dhe burimin e Sopanikës, një monument kulture i shpallur në vitin 2002 nga qeveria shqiptare.

Banorët shprehen se lumi Seta është devijuar nga rrjedha e shtratit që në vitin 2010, kur është dhënë me koncesion, por me ndërtimin e HEC-it të ri ata do të detyrohen që të largohen.

"Këtu po ndodh krim, jo krim po genocid ,ta marrësh këtë ujë e ta fusësh në tub e ta “varrosësh” për së gjalli është krim. Lumin  po e merr nje firmë që nuk i përket fare Dibrës, Ne kërkojmë me këmbëngulje që kjo bukuri natyremos të futet në tub", thotë një nga banorët.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalojnë këtë krim të rëndë mjedisor në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?