Banorët e Dibrës kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës, rreth 30 mijë do detyrohen të shpërngulen

9 Qershor 2020, 21:14| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 21:20

  • Share

Projekti i prezantuar pak ditë më parë nga qeveria për hidrocentralin e Skavicës, është kundërshtuar nga banorët e Dibrës, ku sipas të cilëve përmbyten qindra hektarë tokë. Ata kërkojnë që qeveria të zhvilloje bisedime me ta, përpara se të nisë zbatimin. 

Gjashtë ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e hidrocentralit të Skavicës,  mbi lumin Drin kanë reaguar banorët e zonës së Dibrës.  Ata janë kundër ndërtimit të Skavicës pasi shkatërrohen tokat e tyre. 
 

"Le të ulet të bjerë dakord me Dibrën, nuk është kollaj me pushtu Dibrën. Në vitin 2017 Edi Rama solli Gjiknurin ku tha se nuk do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës kurse tani thotë që do të behet", shprehet Kryetari i Shoqatës.

Kryetari i Shoqatës për mbrojtjen e luginës së Drinit të Zi thotë se dëmet mund të jenë shumë të mëdha. Sipas tyre janë rreth 30 mijë banorë që do të detyrohen të shpërngulen, ndaj i kërkojnë qeverisë të negociojë me ta përpara se të marrë një vendim për ndërtimin e hidrocentralit. Skavica mund të rrezikojë edhe zhdukjen e rrënojave historike pasi krahina ka qenë e banuar që nga koha e Neolitit të hershëm.

"Nëse bëhet Skavica një gjë duhet të dihet mirë nga dibranet, nuk ka dibër të poshtme, lugina e Drinit të zi është 75 km, nëse Dibra përshkohet nga një rezervuari madh ndahet në dysh, nga Kukësi në veri e deri në kufi me Maqedoninë", shprehet studiuesi Murat Koltraka.

Qeveria shqiptare synon që brenda muajit tetor të hapë garën ndërkombëtare për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. 

Komento

Komente

  • Aldi: 10/06/2020 19:05

    Skavica eshte e domosdoshme,,vepra me e madhe dhe me e mencur,,do jemi eksportues te energjise elektrike,,,

    Përgjigju
  • roza: 10/06/2020 07:21

    Kësaj i thonë hyp se të vrava, zbrit se të vrava. Projekti ka qënë për 5 hidrocentralet në kaskadën e Drinit. Shumë gjëra do ishin bërë dhe ekonomia do kishte përparuar, por shkatërrimi i Shqipërisë pas 90-ës, kthimi në pikën zero, është krimi më i madh që i është bërë Shqipërisë nga kjo e ashtuquajtura demokraci që nga 4.2 milion banorë, në 2.8 milion. Fshatarët ikën, i lanë tokat djerrë, shkojnë punojnë sezonalë tek greku, serbi, malazezi, shkojnë në Tiranë e ndërtojnë pa leje, si bënë pas 90-ës, e tani thonë tokat. Tokat u lanë në mëshirë të fatit për 30 vjet, tani flasin për toka.

    Përgjigju
  • Niku: 10/06/2020 02:45

    Nuk është ide e mirë Skavica. Është diskutuar që në vitet 70 dhe nuk është pranuar, sepse me shumë ka humbje se sa leverdi. Nuk është si Fierza dhe Komani. Tek Skavica përmbyten tokat më pjellore të Dibres dhe shumë fshatra. Vetëm dëmshperblimi i banorëve është nje shifër e madhe. Nuk e kuptoj këmbënguljen e qeveritarëve, duket sikur nuk kanë specialista për të kthjelluar mëndjen.

    Përgjigju
  • erli: 09/06/2020 23:47

    TE THELLOHET LIQENI QE TE MOS PERMBYTI SHUME TOKA..

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/06/2020 21:59

    Ngrihuni dhe mbroni tokat dhe ujerat e stergjysheve tuaj! Mbrojeni natyren me cdo gje! Mos lini funderrinat tu shkaterrojne natyren! UJRAT TË LIHEN TË QETË ASHTU SIC E DO NATYRA VETE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?