Banorët e Fierzës në protestë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit! Bllokojnë rrugën që të çon te tragetet

14 Gusht 2023, 08:56| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 11:38

  • Share

TROPOJË- Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Protestuesit kërkojnë ndërprerjen e punës në guroret si edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët pretendojnë se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

“A doni me na arrestuar? Të gjithë vijmë atje.

Është në kundërshtim me ligjin. Nuk do ikim do bëjmë protestë, jemi në hall.

Nuk jemi kundër shtetit, ne kemi dalë për të drejtën tonë.

Ju policia e nderuar duhet me na përkrah ne”, thonë protestuesit.

Për të bllokuar rrugën, ata kanë vendosur makina në mes të aksit, por kjo ka shkaktuar trafik dhe radhë të gjata automjetesh që duan të kalojnë në këtë rrugë që çon tek tragetet e liqenit të Fierzës. Të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aks nga Bajram Curri drejt Fierzës.

Efektivët e policisë po përpiqen të bëjnë negociata me protestuesit që të lirojnë aksin dhe të vazhdojë lëvizja e mjeteve.

Ora 09:22
VIDEO/ Banorët e Fierzës bllokojnë rrugën, radhë e gjatë mjetesh që presin të kalojnë

 

Banorët e Fierzës janë ngritur në protestë pasi kërkojnë që të ndalet puna në gurore, si edhe të anulohet ndërtimi i një fabrike bitumi. Ata kanë bllokuar rrugën që të çon tek tragetet, duke shkaktuar trafik.

Një radhë e gjatë automjetesh po presin që të kalojnë, ndërsa banorët kanë bllokuar rrugën. Policia po bën negociata me protestuesit që të lirojnë rrugën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhaxhai: 14/08/2023 17:41

    bravo komunitetit,,, merrni fatet e juaja ne dore,,shteti ju ka shitur..per nje dore me leke..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?