Banorët e fshatit Bërdicë në Shkodër protestojnë: Kemi mbetur pa rrugën dytësore, nuk kalojmë dot për te tokat

17 Tetor 2020, 17:56| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 22:45

  • Share

Në fshatin Bërdicë të Shkodrës janë rreth 200 familje të cilat burimin e të ardhurave e kanë nga bujqësia, dhe 5.5 hektarë bëhen të pa aksesueshme ku dëmtohen drejtpërdrejtë nga ky investimi i rrugës Shkodër-Velipojë.

Kjo rrugë u përfundua vetëm pak ditë më parë ndërsa që në nisje të projektit banorët kanë ngritur këtë shqetësim për kalimin nga rruga në parcelat e tokave. Me vendosjen e bordurave anësore kalimi i banorëve pranë tokave të tyre bëhet i pamundur.

"Kemi bë takimin në bashki me zonjën Voltana na ka njoftu dhe janë 180 mijë euro për me ba rrugën dytësore. Nuk  është zbatu asnjë pikë, janë toka që kanë mbet pa asnjë lloj komunikimi", tha një banor.

"Kam 5 dylym, tani 3 vjet më është blloku dhe skam nga të shkoj. Kam 5 dylym këtu, 3 dylyn jonxh dhe kalamoç pa korr", shtoi një tjetër i revoltuar.

Rruga Shkodër-Velipojë me gjatësi prej 32 km, i është nënshtruar rikonstruksionit në më shumë se gjysmën e gjatësisë së saj. Pjesa tjetër e kësaj rruge, nga Baks Rrjolli deri në plazhin e Velipojës është pjesë e një tjetër projekti që është në fazën e studimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?