Një nga protestuesit në fshatin Kaçinar

Banorët e fshatit Kaçinar kundër HEC-eve në Mirditë, u rikthehen protestave: Edhe në kohën e Enverit s’na kanë lënë pa ujë

16 Prill 2023, 13:51| Përditesimi: 16 Prill 2023, 16:07

  • Share

Katër vite pasi u përzunë me forcë, kompania që kërkon të ndërtojë katër HECE në Kaçinar të Mirditës është rikthyer ne zonë dhe po bën presione për të nisur punën në zbatimin e këtyre projekteve. Ky është pretendimi i banoreve të 7 fshatrave, të cilët u ngritën në proteste këtë të diel.

Banoret janë të vendosur në betejën e tyre të cilën e kanë nisur që prej vitit 2019-të, për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve të cilët thajnë burimet ujore dhe dëmtojnë rëndë mjedisin.

“Kemi dalë edhe herë të tjera por tani po behet më e egër dalja. Edhe kafshë të ishim, edhe Enver Hoxha nuk na hiqte ujin dikur. Edhe në burgun e Spaçit nuk janë trajtuar ashtu. Kur nuk kemi këto të drejta... Duhet të vijnë të bisedojnë që të bëhet marrëveshje. Këtu s’ka marrëveshje, këtu ka hajdutëri. Po na hoqët ujin, na kanë hequr jetën. Do i vazhdojmë protestat.”- tha një banor.

Ata thonë se do vijojnë protestat. 

"Këtu nuk ka më të fuqishëm se ne që mbrojmë punën tonë dhe tokat tona. Do i vazhdojmë protestat deri në ditën e fundit. S’mund t’i lejojmë të na prishin natyrën."- tha një banor tjetër.

Koncesioni për HEC-et në Kaçinar të Mirditës është dhënë në vitin 2018, por deri tani banorët e 7 fshatrave përmes protestave të vazhdueshme nuk e kanë lejuar kompaninë të nisë punë. 

Çështja e ndërtimit të HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë shkoi edhe në Gjykatën e Lezhës.

Nga hetimet e kryera prokuroria lokale ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë. Në përfundim të saj avokatet e  konsideruan absurditet kërkesën e prokurorisë për mbyllje hetimesh, pasi janë të bindur se leja është dhënë në kundërshtim me ligjin për faktin se zona ku do ndërtohet HEC-et rezulton të jetë monument natyre.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 16/04/2023 15:23

    Ju mirditoret mos e zini me goj enverin sepse ju hoqi bajraktarin dhe u bete zoter te jetes tuaj Dhe enveri ngrinte hidrocentrale per te miren e popullit Kurse keta mender demokrater apo socialist mendojn per xhepin e tyre dhe jo te popullit

    Përgjigju
    • Martin: 18/04/2023 05:26

      Qa i ka ba qoft largu mirdites nuk ja ka ba as turku per 500 vjet e as serbi e as gjermarani ...zoti qiell jepja hakun e njerezve pushkatu fut varre per se gjalli foshnjave vdekuna nanave turturume interrnume vdekuna neper kampe interrnimi si ...zoti ja dhasht hakun familjet tyne edhe tjeteve si e kan mbeshtet sa qoft jeta brez mbas brezi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?