Politikë

Banorët e Gramzës e presin me thirrje 7x7=313, Basha ironizon Ramën: Asnjë subvencion nuk u dhe për përmbytjet! Të paktën jepu përgjigje ku i ke shokët?

1 Maj, 22:14| Përditesimi: 1 Maj, 22:26

  • Share

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, pas takimit që zhvilloi në qytetin e Rëshenit, është ndalur në fshatin Gramëz të Fushë Krujës, ku është pritur nga banorët me thirrjet që është bërë jehonë e fushatës, 7x7=313.

Në videon ku shfaqet me banorët, Basha ka pyetur sërish kryeministrin se pse i ka lënë të përmbyten dhe nuk u ka dhënë asnjë kokërr leku për subvencione.

Ai më tej vijoi me pyetjen ndaj kryeministrit që të japë përgjigje se ku i ka shokët, ndërsa ironizoi se tabelën e shumëzimit ia tregojnë banorët e Gramzës, që 7x7=313. 

“O rame, nga Grmza Rame, e ke lon të përmbytet. Kokërr leku si ke dhënë për subvencione Rame, se lekët tek 7x7=313. Ë Ram, ku i ke sokët Rame? Pse i ke shokët atje, jepu përgjigje njerëzve. Këtu nga Grmaza po të pyesin, ku i ke shokët? Këtu nga Grmza ta thonë tabelën e shumëzimit, 7x7=313.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?