Për Report TV ka folur edhe deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj e cila u shpreh iu drejtua qeverisë për banorët e izoluar në fshatin Torovicë t’i vërë gishtin kokës dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Deputetja demokrate u shpreh se zona është totalisht e bllokuar e se qytetarët nuk kanë asnjë ndihmë.
“Situata është më e rëndë seç duket. Jemi në ditën e 4 kjo zonë është totalisht e bllokuar. Qytetarët janë pa asnjë lloj mbështetje, kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe. Moti është ftohur. Dhe ditën e djeshme, për të kryer ritet e fundit mortore të një zonje, ishte e nevojshme të vinin forcat e ushtrisë. Unë shpresoj që shteti t’i vërë gishtin kokës dhe të shohë banorët dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Ata kanë nevojë më shumë se kurrë sot për shtetin dhe institucionet vendore dhe qendrore.”- tha deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Banorët e Torovicës apel për ndihmë: 120 familje të izoluara, kalojmë nga mali! Report Tv në Kuç të Shkodrës, banori: Dëmet në bujqësi të paimagjinueshme
G.MO//ReportTv.al