Banorët e Krujës e Fushë-Krujës sërish në protestë! Bllokojnë aksin Thumanë-Kashar, përplasen me policinë (VIDEO)

29 Korrik, 18:43| Përditesimi: 30 Korrik, 00:45

  • Share

Kruje- Banorët e Krujës e Fushë Krujës dolën sot (29 korrik 2024) sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Protesta nisi rreth orës 18:00, ndërkohë që në vendngjarje ishte një prezencë e madhe të forcave të policisë.

'Përse na u ka blloku rruga? Për çfarë arsyeje nuk kemi akses me hy në rrugën tonë, shtëpia tona. Sepse ky shtet nuk është formuar, ka 10 vjet. Ky shtet është formuar ka 113 vjet. I bëj thirrje, këtu tek këto toka kanë lënë mund e djersë, edhe ne do lëmë mund e djersë që të mos ikim nëpër Europë. Prandaj i kërkoj të na jap zgjidhje. Nuk jena tu vjedh, nuk jena tu vra, nuk jena duke bërë drogë. Me zor po jetojmë. Skemi më asnjë shpresë. Më vjen keq për këta biznes. Ju bëj thirrje, keni miliona euro. Unë ika, ju keni për të qarë. Investoni dhe hajdeni këtu në protestë me ne.', u shpreh një prej protestuesve.

Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në datën 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me policinë.

'Për ça kam dalë? Por të gjithë kanë dalë për rrugën, për protestë për krejt. Edhe parcelat e jonxhit janë djeg sot të gjitha. Ça do hajë lopa dimrin? Këmbët e Edi Ramës? Shko, veje zjarrin atje mes jonxhit. Ça thotë Edi Rama, hajde rri këtu me mua se të jap rrogën. Kështu thotë Edi. Ed pabrekësi.', shprehu shqetësimin një tjetër protestues.

Edhe sot pati momente tensioni me policinë, teksa banorët protestues u përlasën dhe shtynë me efektivët e policisë. Mësohet se policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve.

 

 

Ora 23:01
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

1721938552_policianaten.jpg

Policia ka filluar shoqërimin e disa personave që morën pjesë në protestën e banorëve të Krujës e Fushë Krujës, të cilët bllokuan aksin Thumanë Kashar.

Nuk dihet numri i saktë i të shoqëruarve, por banorët po dalin nga shtëpitë e tyre për t'u shoqëruar në Komisariat.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rilindja hajdute: 30/07/2024 12:59

    Bravo banoreve. Vazhdoni bllokojeni perdite do vij dhe une neser. Keta pushtat e rilindjes dine vetem te vjedhin. Rruga Kamez- - Fushe Kruje - Milot te hapet pa pagese se e kemi paguar 10 fish. Ajo qe ka bere Rama me okigarket e tij te kaloje kush te doje

    Përgjigju
  • Matematika: 29/07/2024 21:52

    Mos e kruani se banoret e Krujes jane si Skenderbeu po jua dha mendja e rrezojne komplet qeverine ! Duhet mbikalim cdo qytet u madh mbi 30,000 banore ! Besoj Kruja do te rrezojne qeverine

    Përgjigju
    • Matematike: 30/07/2024 09:59

      Nese sot ne shqiperi sic thote zoti historian nuk pyet njeri per krujen dhe historine me mire te behet edhe Kruja pjese e bashkise Tirone , vezir I forte kish pas nxjerr Tirona , lali Eri i merr te tana !

    • Historiani: 30/07/2024 06:32

      Po po me atë mendim fli dhe zgjohu për ta rrëzuar Qeverrinë mo!Jua shquheni për vendosje dinamiti në shtylla dhe krime i dashur Matematikant

  • beni: 29/07/2024 19:26

    S'KANE FAJ BANORET ,,,FAJIN E KA QEVERIA DHE MINISTRIA E INFRASTRUKTURES QE MIRATOI NJE PROJEKT TE TILLE PA PROJEKT,,,,BANORET KEROJNE HYRJE NE AUTOSTRADE NGA RRUGA E VJETER,,NE VENDIN QE KA QENE ATY NJE RROTULLAME,,,AJO GJE BEHET SHUME KOLLAJ,,AUTOSTRADA ATY TEK ROTULLAMJA NGRIHET LART ME KEMBE BETONI DHE NGELET RRUGA POSHTE SIC KA QENE,,DHE BEHET EXIT PER TE DALE NGA AUTOSTRADA,,DHE NJE RRUGE HYRESE QE HYN NE AUTOSTRADE....SI I KA BOTA,,POR KJO KA KOSTO,,,DHE KOMPANIA NUK DO TE HARXHOJE ME SE ESHTE NJE KOMPANI HAJDUTE,,,DHE NJE KRYEMINISTER HAJDUT...QE NUK MENDON PER QYTETARET E VET....OSE BEJE RROTULLAMEN MBI AUTOSTRADE,,,,SI TE DUASH E BEN KUR KE VULLNET...POR CDO GJE NE SHQIPERI BEHET PER TE VJEDHUR PARATE--NXITIMTHI ME KOSTO SA ME MINIMALE...NE DEM TOTAL NDAJ QYTETAREVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?