Banorët e lagjes ‘Demokracia’ në Mamurras ngrihen në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë po na rrezikojnë fëmijët

5 Janar 2023, 15:55| Përditesimi: 5 Janar 2023, 16:46

  • Share

Mjetet e tonazhit të rëndë, janë kthyer në kërcënim jo vetëm për rrugën por edhe për banorët e lagjes Demokracia në Mamurras. Në shenjë proteste, ata bllokuan këtë të enjte lëvizjen e kamionëve që kalojnë në rrugët e lagjes së tyre.

“Duam të na hiqen makinat e trajlerat që kalojnë këtu. Përditë këtu do jemi. Ose këtu ose me vdek krejt”, shprehet një zonjë e moshuar.

Nuk është vetëm një problematikë por janë disa për shkak të kamionëve që kalojnë. Tonazhi i rëndë i mjeteve ka shkaktuar dëmtime të rrugës sepse një fragment i rrugës është i shtruar dhe po demtohet pjesa tjetër që është e shtruar me çakull, me inerte pasi nuk ka kanalizim dhe mbulohet nga balta", thotë një banor. 

Banorët thonë se e vuajnë prej vitesh këtë problem pasi veç zhurmave dhe pluhurit, mjetet e tonazhit të rëndë janë kthyer në rrezik dhe për jetën e fëmijëve.

“Jemi mbledhur sot pasi rruga është bërë jashtëzakonisht e vështirë për banorët. Jo vetëm dimrit që është balta deri në gju, por edhe gjatë verës me pluhur dhe zhurma. Ne këtu afër kemi dhe shkollën  dhe të gjithë fëmijët e shkollës ju rrezikohet jeta nga kalimi i kamionëve të tonazhit të rëndë.

Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestat dhe bllokimin e lëvizjes së mjeteve të rënda, derisa të vendoset bllokimi i qarkullimit në lagjen e tyre. Ky aks rrugor përdoret nga kompanitë e ndërtimit për të transportuar materiale inerte nga kodra e qytetit drejt kantierëve ku po ndërtohen pallatet. Pas protestës, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara u ka premtuar banorëve se do të bllokojë qarkullimin e kamionëve brenda datës 1 shkurt.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?