Arma e sekuestruar

Tiranë/ Banorët e lagjes nxjerrin zbuluar 17-vjeçarin, njoftojnë policinë për kallashnikovin që kishte fshehur mes shkurreve

13 Korrik 2022, 10:37| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 11:47

  • Share

TIRANË- Një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet R.R është vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi kishte fshehur një armë zjarri afër banesës së tij në rrugën “Gjergj Legisi”. 

Pasi mori informacion nga qytetarët, policia organizoi punën dhe kanë ushtruar kontroll të befasishëm në adresën e dhënë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur mes shkurreve, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 17 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjithashtu, u vunë nën hetim për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", shtetasit B. K., 40 vjeç dhe I. Z., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.   

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?