Banorët e Laprakës afat deri me 31 janar të lënë shtëpitë: Shkoni merruni me ato të 21 janarit, jo me ne që po mbrojmë pronat tona

28 Janar 2023, 12:07| Përditesimi: 28 Janar 2023, 12:47

  • Share

TIRANË- Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar shembjet që do të bëhen në zonë e tyre në kuadër të  projektit “Unaza e Madhe”. Kjo protestë ka ardhur pasi banorët kanë treguar se iu ka ardhur një shkresë që do duhet të lirojnë banesat brenda datës 31 janar, pra brenda 3 ditësh.

Sipas tyre është e pamundur që të lirojnë shtëpitë brenda 3 ditësh e ndërsa thonë se nuk mund të gjendet një shtëpi me qira me 25 mijë lekë, pasi tani çmimet janë rritur.

Banorët ka treguar se nuk janë kundër projekteve, por sipas tyre ajo që i ka detyruar që të dalin në protestë është akt marrëveshja që nuk ua specifikon se sa metra katrorë shtëpi, ku dhe kur do marrin. Ato thonë se asgjë e tillë nuk thuhet në akt marrëveshje, madje edhe e kanë quajtur se shtëpitë e tyre “po ia sekuestron shteti”.

“Asnjë banor, në Republikën e Shqipërisë, ne kemi një shtëpi, jo si ju disa vila. Nuk jam as trim as garip, po mbroj shtëpinë time. Jam dakord me projektet, por bëj marrëveshjet siç duhet. Marrëveshja është një copë paçavure, se me 2 vite bonus qiraje nuk ke një shtëpi se ku do e marr, se sa m2 do marr, hajde ulu me banorët, jepu zgjidhje, sa m2 kam shtëpi, aq më jep dhe më thuaj kur do e marr. Mos sillni shkresa se ne për 3 ditë nuk kemi se ku shkojmë. I them hajde do ta paguaj unë shtëpinë nëse ma gjen një shtëpi me 3 dhoma, me 250 mijë lekë, unë nuk e dua të mi japësh ato. Nëse më gjen një shtëpi me 250 mijë lekë unë nuk i dua ato lekë, 30 vite kam që jetoj këtu, je duke më çuar 30 vite mbrapsht, jam një taksapagues i rregullt, në e paguajmë taksën e shtëpisë. Shko kap ato të 21 janarit, jo ne, se ne jemi duke mbrojtur shtëpitë tona”, tha një banor.

 “Kjo është sekuestrim”, tha një tjetër.

Banorëve të Laprakës i janë bashkuar në protestë edhe banorët e ‘5 Majit’, të cilët thonë se kanë të njëjtin hall. Ato kanë ftuar në takim kryebashkiakun Erion Veliaj, duke i thënë që të vijë të dëgjojë banorët dhe më pas të marrin vendim për t’iu shembur shtëpitë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I.K.M.T: 28/01/2023 18:45

    ATY RRINI NE SHTEPI SE DINAMITIN NE SHTEPI DO JUA VEJME DHE DO FLUTURONI ME GJITHE SHTEPI,,,,RRACE E KEQE,,,ZAPTUES,,SHPELLARE,,,,RROFSH O EDI RAMA QE PO NA E PASTRON TIRANEN NGA KETA NDYRESIRA,,,QE I BEJNE SHTEPITE PA LEJE,,,KU TI TEKET E SI TI TEKET,,,JUVE TE FALENDERONI EDI RAMEN QE VETEM PO JUA PRISH SHTEPINE E NUK PO JU FUT NE BURG,,OSE NUK PO JU FUT NJE GJOBE QE TJU VIJE MENDJA VERDALLE,,,SHPELLARE TE SALI KERMES.....

    Përgjigju
  • Çudia: 28/01/2023 13:58

    Ore malok muti ku e gjete ti ktë tok që ke ndërtu ti në Tiran. Kjo tok ka zot e pse duhet të të japi ty llogari me tokën e tjetrit. Ti ke xan tokën e tjetrit e ska më malok sali bajga që e bëri Shqiprin rëmpall. Ktheu andej nga ke ardh qëlbësir që qelbët Shqiprin.

    Përgjigju
  • Lala: 28/01/2023 12:12

    Atje KU keni bo shtepit juve a e Jeni ble token te pronari apo e KENI te zene Duke prish hreshtat e pemetoret QE kan wenn atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?