Banorët e fshatit Lumas kanë marshuar drejt Sinecit duke protestuar për mbrojtjen e burimit, ndërsa kanë kundërshtuar punimet e firmës Salillari, duke e akuzuar atë se po kërkon të shkatërrojë burimin e ujit që pretendojnë se është zonë e mbrojtur. Ata shprehen të indinjuar se firma ‘Salillari’, e cila ka kryer punime në këtë zonë po ua shkatërron burimin nga i cili merr ujë e gjithë zona fshatrat deri në Lapardha duke u bashkuar më tej me lumin Osum.
Firma ‘Salillari’, e cila ka fituar tenderin pa konkurrent për të bërë punime ujësjellës për fshatrat e zonës në projekt nuk ka përmendur se do të ndërhyjë në burim ndërsa ka kryer punime në zonën e mbrojtur.
Disa herë banorët me zërin e protestës kanë penguar firmën dhe kanë çuar këtë çështje deri në SPAK, si drejtuesin firmës ashtu edhe kryetarin e Bashkisë Kuçovë, i cili ka dhënë tenderin kësaj firme dhe nuk është ulur asnjëherë me këta banorë për të dëgjuar zërin e tyre.
"Jemi goditur jemi rrahur nga policia për të mbrojtur këtë burim. Ne kemi ujë, janë 11 fshatra që pretendohet se do tu japin ujë nga ky ujësjellës. Të 11 fshatrat kanë ujë 24 orë vetë dy fshatra nuk kanë ujë ato nuk i përfshin projekti Salillari. Përse do ta përdori Salillari këtë ujë. Vetëm nëse do të shkelin mbi trupat tanë do e marri ujin e Sinecit. Është i vetmi burim që ka ngelur në këtë zonë na e dhuroi zoti jetojmë me këtë ujë.
“Në këtë fshat sapo ka filluar të lulëzoj turizmi pikërisht nga ky burim po sistemohemi duke shitur prodhimet tona me marrjen e ujin ky vend di të shkatërrohet. Ne kemi qenë të pranishëm edhe kur erdhën inspektorët e IKMT së Elbasanit vlerësuan si zonë e mbrojtur dhe që është prekur e dëmtuar nga firma që po ndërton ndërsa punonjësit u kërcënuan përse shkruan atë procesverbal. Dhe vendosën edhe gjoba për shkelje dhe dëmtim zonën së mbrojtur. Ndërsa ne kemi vijuar me gjyqe, por ende vijojmë deri sa të marrim përgjigje përfundimtare”, shprehen banorët.
Banorët shprehen se do ta vijojnë protestën deri sa të zgjidhet përfundimisht ky problem.
“I bëjmë thirrje qeverisë dhe gjithë institucioneve përkatëse të heqë dorë nga kjo zonë e mbrojtur nga ky burim mos të hallakaten më organet gjyqësore të na kthejnë sa më parë vendimin. Mos të shkatërrohet ky burim dhe këta kriminelë që kanë shkatërruar këto zona të çohen para përgjegjësisë. Ky burim që ne shikojmë sot derdhet në lumin Osum ky ujë përshkon dhe mban me jetë 1500 ha tokë. Duke shkatërruar shtratin e lumit duke marr këtë ujë kjo zonë do të braktiset përfundimisht nuk duam të sorollatemi sa në një Prokurori dhe t’ia nisin Prokurorisë Beratit, por t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje”, thotë një tjetër banor.
Avokati i kësaj çështjeje Arben Llangozi thotë se këtë shkelje të kompanisë ‘Salillari’ e kanë ndjekur në çështje ligjore, por deri më tani nuk është marrë asnjë hap nga autoritetet për të pezulluar punimet. Lalngozi thotë se si i janë drejtuar SPAK, pasi kishin dyshime se kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për abuzim me tenderin që i ka dhënë kompanisë ‘Salillari’.
Sipas tij, SPAK ka dalë në përfundimin se nuk ka gjetje për abuzim me tenderin, por vetëm po kryhen punime në një zonë të mbrojtur. Avokati thekson se i janë drejtuar Prokuorisë së Beratit për shkeljen që po bën kompania duke punuar në një zonë të mbrojtur, por nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj saj, por punimet vijojnë.
“Para rreth 2 vitesh këtu ishte duke u zhvilluar një projekt banorët na kanë kontraktuar për të ndjekur procedurën në lidhje me këtë masakër mjedisore që ishte duke u zhvilluar në këtë vend që aktualisht ndodhemi. Duke iu referuar akteve të mara nga bashkia Kuçovë kemi konstatuar kishte shumë veprime që binin ndesh me ligjet e Republikës të Shqipërisë dhe veprimet e paligjshme sa kishte të bënte me vepër penale. Ankesën e parë që kemi bërë jemi drejtuar Prokurorisë së posaçme SPAK për ndjekje penale të kryetarit të Bashkisë pasi kemi dyshuar që ky tender ishte korruptiv dhe jo ligjor pasi gjithë ky tender kishte të bënte me zhvillimin e një projekti në lidhje me një ujësjellës që ishte duke u bërë në katër pesë fshatra të cilat kanë ujë të pijshëm dhe kanë ujë 24 orë. Nuk kanë nevojë për ujësjellës tjetër kjo është shumë faktike mandej po ta shikoni do të bindeni se kanë ujë në këto fshatra që janë ndërtuar këto 10 vite të fundit dhe janë shumë funksional. Duke u ndodhur para këtij fakti jemi drejtuar prokurorisë me kallëzim për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera dhe vepra tjetër që ishte korrupsionit në kundjet kryetarit të bashkisë. Prokuroria e Posaçme pas një hetimi të thelluar sipas saj, por sipas nesh jo ka dalë në konkluzionin që nuk kemi vepër penale të korrupsionit por kemi veprën penale të dëmtimit të zonës së mbrojtur nëse ju konstatoni nga depoja që është zhvilluar në zonën buferike dhe deri në burimin e lumit Sinec që ndodhet brenda kanionit që është zonë e mbrojtur është një punim i paligjshëm I kryer nga kompania Salillari “që aktualisht është e pandëshkuar dhe rreth para gjashtë muajsh ky kallëzim i bërë nga ana jonë i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokuroria kompetente që duhet të hetoj se cilët kanë qenë autorët që kanë bërë këtë masakër mjedisore dhe duhet të ndëshkohen nga ligji gjë që deri ditën e sotme Prokuroria Berat nuk ka marrë ndonjë masë konkrete për hetimin e kësaj zone.
Janë gjithë këta banorë që janë dëshmitarë konkret dhe aktualë si dhe pamjet filmike të shumta që vërtetojnë që personat që ka bërë këtë masakër mjedisore është kompania “Salillari ”e cila aktualisht nuk është ndëshkuar. Kallëzime të tjera janë bërë edhe ndaj funksionarëve të policisë që kanë ushtruar dhunë ndaj banorëve, sërish Prokuroria Berat ka tentuar të mbylli disa procedime por nëpërmjet ankimeve tona të bëra pranë gjykatës. Gjykata ka konstatuar që punonjës si dhe drejtues të policisë si dhe ish drejtori policisë qarkut berat sot zv.dr policisë së shtetit Neritan Nallbati është përgjegjës për veprën penale shpërdorimit të detyrës pasi ka dhunuar banorët dhe i ka penguar ata në të drejtën e ushtrimit të protestës së ligjshme të këtyre banorëve. Një tjetër rrugë ligjore është edhe ankimi administrative në agjencinë kombëtare të zonave të mbrojtura e cila ka konstatuar që kompania Salillari ka zhvilluar një projekt në zonë të mbrojtur me këtë është ngarkuar IKMT Elbasan është institucion që mbron këtë zonë dhe kjo ka konstatuar sërisht që kompania “Salillari” është duke zhvilluar një projekt në zonën e mbrojtur ka vepruar në kundërshtim me disa ligje. Ligji për menaxhimin e ujit ligji për zonat e mbrojtur etj janë ligje shkelur nga kompania Salillari dhe kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, i cili në vend që ta mbroj këtë zonë është bërë palë duke shkatërruar dhe duke vijuar shkatërrimin në masë të kësaj zone të mbrojtur. Ajo që na shqetëson është fakti që kompania Salillari është e paprekshme megjithëse ka bërë shkelje por është më e fort se ligji", thotë avokati.
Uji i Sinecit rrjedh nga shkëmbinjtë dhe burimi me të njëjtin emër prej shekujsh rrjedh e mban me gjelbërim dhe jetë fshatrat në Zonën e Lumasit. Burimi i Sinecit vite më parë është shpallur “Monument Natyror”, me Vkm.Nr. 676. dt. 20.12,2002. Por në vitin 2019, qeveria Rama e shfuqizoi këtë vendim duke i hequr Kanionit të Sinecit mbrojtjen si “monument natyror” dhe duke i hapur rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij. Por zona ka një guitë shumë të mirë turistike, me shpella, kanione, mure e fragmente muresh të vjetër, që tërheqin turistët. Ka toponime me vlerë si Shpella e Xhinxhilesë, Kanionet e Sinecit, Mali i Goricës, Kisha te Mulliri, Shpella e Katundasit.