Protestuesit e 5 Majit sulmojnë makinën e gardistit në sy të fëmijës! Gafa e SHÇBA: Po verifikojmë pamjet ku punonjësi i Gardës u nxjerr armën...por video s'ekziston

16 Mars 2022, 19:49| Përditesimi: 16 Mars 2022, 23:00

  • Share

TIRANË- Sot banorët e Paskuqanit dhe '5 Majit' kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projektit i rindërtimit dhe Unazës së re. Banorët kanë bllokuar rrugën për disa minuta, teksa në protestë ka pasur edhe një moment konflikti.

Një grup protestuesish kanë sulmuar një makinë, me pretendimin se shoferi i ka ofenduar, teksa në pamjet që Report TV sjell, banorëve nuk i ka bërë përshtypje aspak që ai ka qenë në makinë  me fëmijë në vend të parë. Madje video dëgjohet një nga banorët dëgjohet teksa thotë "Mos se ka fëmijë", por ato sërish kanë vijuar sulmin. 

Ndërkohë, nga sa raportohet shoferi që është sulmuar është identifikuar Euglen Benga. Ai është gardist dhe ka qenë civil në makinë me gruan dhe fëmijën e tij që ishin ulur në vend të parë, teksa banorët dëgjohen duke thonë se "është i armatosur". Sipas banorëve, ai i ka kërcënuar duke i nxjerrë armën dhe se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e uniformave blu. 

"Pse policia nuk e shoqëron civilin që nxjerr armën. Ai mund të jetë civil dhe mund të jetë gjithçka, për çfarë e nxjerr armën ai", mësohet të kenë thënë disa protestues. 

Mirëpo, një deklaratë të tillë nga banorët e mohojnë Uniformat Blu. Policia e Kamzës e mohon që gardisti të ketë nxjerrë armën, përtej pretendimit të banorëve.

1647458942_2edea86aa4934adc99627efa0b116144.jpg

Euglen Benga

Ora 22:17
Reagon punonjësi i Gardës që u ndalua nga banorët e Paskuqanit: Po shkoja në shtëpi me gruan dhe vajzën, protestuesit më bllokuan rrugën, s’i kam kërcënuar me armë

Pas raportimit në disa media se një nga truprojat e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ka kërcënuar me armë disa banorë të Paskuqanit që po protestonin kundër projektit të Unazës së Madhe, ka reaguar vetë punonjësi i Gardës së Republikës, Euglen Benga. Përmes një deklarate ai i cilëson si të pavërteta këto raportime, si dhe shpjegon dinamikën e asaj që ndodhi pasditen e sotme.

“Unë isha duke u kthyer në shtëpi pasi banoj në këtë zonë. Me vete në makinë kisha bashkëshorten dhe vajzën 1-vjeçe. Papritur disa nga protestuesit më bllokuan rrugën dhe filluan të qëllonin makinën me shkelma e grusht duke traumatizuar bashkëshorten dhe vajzën. Nuk di si ta shpjegoj këtë ngjarje, mbase e kanë bërë edhe kastile për të më provokuar pasi një pjesë e tyre më njohin. Por me çfarë është shkruar në portale, duke të them se për asnjë çast nuk kam dalë nga makina dhe jo më të kem kërcënuar njeri me armë. Kjo është fare e dukshme edhe nga video e transmetuar. Kam pritur derisa rruga është liruar për të kaluar. Unë jam punonjës i Gardës së Republikës dhe aktualisht shërbej si pjesë e grupit të shoqërimit të Kryetares së Kuvendit, por asnjëherë nuk kam pasur lidhje me politikën dhe as jam ndikuar prej saj në kryerjen e detyrës”, sqaron punonjësi i Gardës së Republikës, Euglen Benga.

Ora 21:58
Gafa e SHÇBA: Po verifikojmë pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën... por nuk ekzistojnë

1647464436_Screenshot3.jpg

SHÇBA ka bërë me dije se ka nisur verifikimet. Por megjithëse SHÇBA thotë se i është referuar pamjeve në media të gardistit ky shfaqet duke nxjerrë armën, duket se kjo është një gafë e SHÇBA-së, pasi një video e tillë nuk ekziston.

" Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin", thuhet në njoftim. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 17/03/2022 19:39

    Maloket ne veprim,,,POLICIA TI SHALOJE NE DRU KETA CECENE...,,////

    Përgjigju
  • Redi: 17/03/2022 09:22

    Kur do veproj shteti? Ca jane keta qe zene rruget publike, qe guxojne te godasin mjetet e njerezve e qe me pengojne te kaloj, traumatizojne femije e qytetare? Me shtepi pa shtepi ka gjykata etj, ikni zgjidhini atje, po te kishit te drejte do ju bashkohej dhe populi, por jeni Uzurpus, dhe vazhdoni te uzurponi tani rruget.

    Përgjigju
  • Tutu: 17/03/2022 09:02

    Keshtu vajti kjo pune… tufat e egersirave qe Saliu zbriti nga shpellat, dhe u “fali” token e te tjereve, u jane riaktivizuar instiktet shtazarake dhe bllokojne rruge sipas qejfit dhe sulmojne qytetaret pse ata bejne jeten e tyre normale… dhe SHTETI rri e ben sehir…

    Përgjigju
  • Paskuqani: 16/03/2022 23:08

    Se kuptoj pse merreni me nen oficerin e shkrete Rrogetar hallexhi dhe smerren me ato qe jane problematike Ne ate lagje dhe trafikant dhe dalin e provokojne kt me fmi e gru ne makine

    Përgjigju
  • Sportisti: 16/03/2022 21:41

    Keshtu benin edhe ata te Unazes se Re, si te dale nga shpellat. Protesto o njeri, por mos ceno lirin e atij tjetrit, qe ska lidhje me ty. Zbrit fshati ne qytet, hape rrugen se te vret. Nr kepuces 46, gjusmen e e kembes e mban perjashta.

    Përgjigju
    • Scutari: 17/03/2022 06:47

      @Alket nuk është ashtu shprehja e Leninit! Ai ka thënë se kur zbret katundaria në qytet Atdheu është në rrezik!!????????

    • Tosi: 17/03/2022 04:41

      Edhe ne 45, shpellaret zbriten me dyfek dhe terrorizuan njerzit, ndersa sot u thone shpellare ca njerzve ne te drejten e tyre.

    • Alket: 16/03/2022 22:32

      Lenini thoshte qe kur fshati zbret ne qytet, ndodh revolucion …..

  • Gardisti: 16/03/2022 20:45

    Po kshu esht kur fut lloj lloj plere partia po liroji plerat se prishin emrin e tgjith cunave te mire e te rrespektuar te gardes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?