Sociale

Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit, protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

31 Mars, 12:10| Përditesimi: 31 Mars, 16:51

  • Share

HAS-Banorë të 20 fshatrave të Tropojës dhe Hasit protestuan këtë të hënë për rrugën rreth 20 km që lidh fshatrat me aksin nacional, Krumë-Qaf Prush-Gjakovë.  Kjo rrugë është tejet e amortizuar me gropa të shumta në të gjithë gjatësinë e saj.

Ata përshkallëzuan protestën duke bllokuar për 30 minuta hyrjen për në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Prushit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.

83-vjeçari, Muharrem Malaj nga fshati i Peraj i Hasit tha se rruga e ndërtuar që në vitin 1938 për shfrytëzimin e burimeve minerale, nuk është mirëmbajtur.

Rruga u shërben 2 mijë banorëve dhe është pothuajse e pakalueshme për shkak të gropave. Banorët thonë se nuk është rikonstruktuar pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.

Banoret thane se nuk do te dalin në votime më 11 Maj, ndersa në pankarta shkruhet  “Bojkot Zgjedhjeve” “S’duam Pasaportë Evropiane por duam Rrugë”, ”Kini mëshirë pas 81 vitesh na shtroni të paktën 1 metër rrugë”.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 31/03/2025 16:03

    Qytetaret kane te drejte qe protestojne.Po kunder kujt?Ata qe mund tua ndertojne rrugen nuk kane fituar ndonjeher ne ato zona.Bojkoti i tyre ne (votime se zgjedjen e bejne kryetaret) do tu vi me per shtat pushtetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?