Banorët e Tufinës në protestë: Duam një rrugë tjetër, se kjo bllokohet çdo ditë nga kortezhet mortore

8 Shkurt 2020, 09:40| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 09:57

  • Share

TIRANË- Banorët e Tufinës kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë që t'u bëhet një rrugë dytësore, për shkak se rruga kryesore përdoret nga kortezhet mortore dhe pjesën më të madhe qëndron e bllokuar për shkak të makinave duke u shndërruar në një problem çdo ditë. 

Qytetarët kanë denoncuar në Shqiptarja.com se ky problem ka vazhduar prej disa kohësh, duke bërë me dije se ka mundësi për të bërë një rrugë dytësore, por pavarësisht se kanë bërë kërkesë ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës.

Qytetarët shprehet se ka një rrugë të posaçme për kortezhet mortore, por ajo ndodhet më larg dhe është më ë ngushtë, e për pasojë ato kalojnë nga rruga që përdorin banorët e lagjes, duke u shndërruar në një shqetësim të madh për banorët. Në vendngjarje janë edhe policë bashkiake, por deri më tani nuk raportohet për incidente.

Vijon...

 

Foto nga protesta

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?