Kanabisi i kultivuar nga bandat shqiptare në Spanjë

Banorët e zonës nuk kishin dalluar asgjë, policia spanjolle ‘çmonton’ bandën shqiptare, kishin kultivuar 2 mijë bimë kanabis, ruheshin nga një grup i armatosur

10 Nëntor 2022, 15:55| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 16:01

  • Share

Policia spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptaro-spanjolle në Mourente të Spanjës ku është zbuluar një laborator droge me rreth 2 mijë bimë kanabis që kultivoheshin brenda ambienteve një banese që ndodhej pranë një pylli.  

Në pranga kanë rënë shtetas shqiptarë dhe spanjollë të cilët bashkëpunonin për kultivimin dhe më pas shpërndarjen e kanabisit nëpër zonat urbane të Spanjës. Dyshimet e policisë ishin ngritur që verën e vitit të kaluar ku në të njëjtën zonë u shkatërrua një tjetër laborator droge.

Dritaret e ndërtesës ku kultivohej bima narotike, ishin të pajisura me hekur dhe me dërrasa për të bërë të mundur një ambient ‘ideal’ për kultivimin e kanabisit.

Banorët e zonës nuk kishin arritur të kuptonin asgjë deri në momentin që policia kishte ndërhyrë me forcë, duke bërë që aroma e lëndës narkotike që kultivohej, të përhapej në të gjithë zonën përreth.

Policia spanjolle në detajet e dhëna s ai takon operacionit, bën me dije se në momentin e ndërhyrjes me forcë, panë se në paradhomë, qëndronte një grup shqiptarësh të cilët mbronin dhomën ku ndodhej lënda narkotike.

Mafia shqiptare, e pranishme në të gjithë Spanjën, përdor material të modifikuar gjenetikisht për të rritur nivelin e THC, gjë që rezulton në një marijuanë shumë më të fuqishme që shitet me rreth 3000 euro për kilogram në tregjet evropiane, shkruajnë mediat spanjolle.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?