Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballe që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.
"Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje", deklaroi Tuci para togave të zeza të cilat nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për masë më të butl sigurie.
Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me kuadrin ligjor, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhëri ende nuk është ekzekutuar.
Lajmi kryesor:
Ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit mbetet në burg, e vendos GJKKO! Me administratorin e Iballës akuzohen se hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë!
S.G/ReportTv.al