Bota

Banorët në Liban fajësojnë qeverinë për shpërthimin, nisin protestat: Të na marrë në kujdestari Franca (VIDEO)

7 Gusht 2020, 13:16| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 13:31

  • Share

Edhe pse akoma në zi, Bejruti I kthehet protestave anti-qeveritare. Mbrëmjen e djeshme dhjetëra njerëz protestuan pranë parlamentit ku pati edhe përleshje të vogla me policinë. Shkaku I kësaj proteste ishte shpërthimi I së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pa sigurt që nga viti 2013. Qytetarët mendojnë se pakujdesia e qeverisë shkaktoi shpërthimin, i cili shkaktoi mbi 157 të viktima dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë.

Mes tyre kishte edhe shumë persona të cilët mendonin se shpërthimi erdhi si pasojë e një sulmi me raketë, për shkak të disa pamjeve të cilat po qarkullojnë online.

Ndërkohë që Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë. Që nga katastrofa dy zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen.  Ditën e enjte vendin e vizitoi edhe presidenti francez Emmanuele Macron, I cili u bëri thirrje autoriteteve për një ndryshim të thellë dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për katastrofën. Menjëherë pas vizitës të presidentit francez është iniciuar një peticion për të vendosur Libanin, ish koloni e Francës  para Luftës së dytë botërore, sërish nën kontrollin e saj.

1596799142_5f2d125528ea71630d265af4.jpg

I.K/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hapu dhe: 07/08/2020 13:48

    Franca paska filluar te shikoj endrra me sy hapur. Mendon se ka fuqin akoma te marr nen kontroll Libanin. Keto Palaco Vende europiane vetem rremuja kane nxit ne lindjen e mesme.

    Përgjigju
  • Nfnfnd: 07/08/2020 13:33

    Banoret apo qytetaret vemje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?