Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për pronat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

16 Gusht, 20:03| Përditesimi: 16 Gusht, 21:00

  • Share

Përplasje dhe gaz lotsjellës pati sërish në protestën e radhës së banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës kundër rrugës së re Thumanë-Kashar.

Banorët protestojnë pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Në protestë ishin me dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’, teksa mes tyre ishte dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, për të parë mbarvajtjen e protestës.

Për disa minuta banorët bllokuan rrugën dhe paralajmëruan se nuk do të lëvizin nga autostrada, derisa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. Por policia ndërhyri për t'i shpërndarë dhe duke hedhur edhe gazlotsjellës. 

Kjo ishte protesta e gjashtë e banorëve të zonës, ndërsa paralajmëruan se ardhshmja do të jetë të martën (20 gusht).

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 16/08/2024 22:32

    Vetem Perpara! E shiten voten te Rama per cdo gje..te fryjne syte tani..se nuk kane pare gje akoma...votoni prape Rilindjen

    Përgjigju
  • Xnxnxmdm: 16/08/2024 21:46

    Dhe ju si media shume profesioniste as nuk merrni me mundimin te kerkoni prononcim ne lidhje me keto protesta nga kryeministri a zv kryeministri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?